×
  • Sport
  • Sport

    FC Prishtina mbetet prapë pa shtëpi, s’do të mundë të luajë në “Fadil Vokrri” për më shumë se një muaj

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    FC Prishtina ishte rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në fillim të këtij sezoni, pas një kohe të gjatë “shtegtimi”, për shkak të renovimeve që u bënë në fushën e këtij impianti.

    Bardhekaltrit e rikthyen entuziazmin, shikuesit u rikthyen në tribuna dhe për ta bërë më atraktive gjendjen, klubi vendosi që ekipi të luante edhe natën nën dritat e reflektorëve.

    Por, ky momentum zgjati shumë pak për prishtinasit.

    Kjo pasi ata nuk po bëhen rehat, nuk po e gjejnë assesi rehatinë.

    Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi sot se stadiumi “Fadil Vokrri” do të mbyllet për çdo aktivitet sportiv në 25 ditët e ardhshme, në mënyrë që të rritet bari natyral, i cili mungoi në ndeshjet e fundit që u zhvilluan aty, qoftë të ekipeve kosovare në Evropë apo edhe në lojën e Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë, duke marrë kritika të ashpra nga mysafirët.

    Ndërkohë, FFK-ja njofton se aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kosovës më 15 tetor.

    Kjo nënkupton se FC Prishtina s’do të mund ta përdorë stadiumin deri në pjesën e dytë të tetorit.

    Kryeqytetasve iu duhet të “shtegtojnë” sërish dhe kjo mund të reflektojë në rezultatet e tyre, por edhe në rritjen e shpenzimeve.

    FC Prishtina s’është bërë rehat qe një kohë të gjatë me stadium pasi kohë pas kohe, shkaku i renovimeve në “Fadil Vokrri”, i duhet të luajë si vendëse në stadiume të tjera në Kosovë. /Gazeta Express/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Sport12 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për rrugëtimin...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Sport12 Shtator 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan. Çuni është transferimi më i ri i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i pazgjidhur edhe 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.