×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: Mbi 2500 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, më së shumti kërkesa për votim përmes postës

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Më 29 gusht është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani 2 mijë e 559 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar që të votojnë përmes postës apo në një nga përfaqësitë diplomatike.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se 2 mijë e 310 kërkesa janë aprovuar, ndërkq 249 të tjera janë refuzuar.

    “Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 11 shtator 2024, janë pranuar 2,559 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 2,310, ndërsa 249 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Elezi.

    Gjithashtu, Elezi ka treguar se cila është forma më e kërkuar për të votuar e shtetasve të Kosovës.

    “Nga 2,310 aplikime të aprovuara, 964 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 212 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 1,134 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.

    KQZ ka filluar periudhën e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim mund të bëhet përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-në.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në momentin e regjistrimit, votuesi mund të përcaktohet individualisht për mënyrën e votimit:

    1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;

    2. Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;

    3. Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

     

     

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Ajo është takuar edhe...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.