Qeveria e Kosovës miratoi sot Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të ndërtojë qendrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria të përgatitet të rezistojë, reagojë e të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.
Ai shtoi se ky program u hartua bazuar në sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s.