×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Harris hidhet në sulm në debatin sprovues me Trumpin

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e tyre të parë – dhe mbase të fundit – kur sondazhet po tregonin një garë të ngushtë kokë më kokë mes tyre. Debati ishte mundësi që njëri prej tyre ta krijojë një epërsi të qartë vetëm 56 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

    Nëse njëri prej tyre do ta krijojë atë epërsi – dhe kjo është një “nëse” e madhe, atëherë sipas të gjitha gjasave do të jetë Harrisi.

    Ish-presidenti e nisi shumë mirë debatin, duke e kritikuar Harrsin për mënyrën se si administrata është marrë me ekonominë dhe emigracionin, me dy prej çështjeve më të rëndësishme për votuesit. Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden dhe të Harrisit, inflacioni në SHBA u rrit, duke i goditur amerikanët e klasës së mesme dhe klasës së ulët, derisa emigracioni shënoi rritje të madhe gjithashtu, duke e shtuar trysninë ndaj buxhetit të qyteteve.

    Harrisi, e cila u duk e nevrikosur në fillim, filloi të ndihej rehat shumë shpejt kur tema u ndërrua dhe kaloi te aborti, pika e saj e fuqishme. Ajo e akuzoi Trumpin se ua ka mohuar liritë grave. Trumpi e mbështeti vendimin e Gjykatës Supreme nga viti 2022 për ta rrëzuar një ligj federal gati 50 vjet të vjetër që lejonte abortin, duke thënë se shtetet duhet të vendosin vetë se a ta lejojnë abortin dhe në çfarë kushtesh.

    Nga aty, Harrisi pati sukses në njërën prej asaj që u duk detyra e saj kryesore: ta nxisë kundërshtarin e vet të çirret për veten e vet dhe për të kaluarën duke anashkaluar skriptin. Kështu, ajo ia mundësoi vetes ta akuzojë Trumpin se nuk i kushton rëndësi votuesit amerikan.

    Harrisi ia dha disa goditje të paharrueshme Trumpit në përpjekje për t’i shndërruar pikat e tij të forta në pika të dobëta. Ajo e akuzoi Trumpin se bëri marrëveshje të tmerrshme me talibanët para se SHBA-j të tërhiqej nga Afganistani, tha se presidenti rus Vladimir Putin do ta “hante atë për drekë”, dhe se liderët e huaj “po qeshin” me të.

    Trumpi iu përgjigj duke e përshkruar Harrisin si një “marksiste”, duke e lidhur atë me presidentin Biden, dhe duke pyetur troç pse nuk i ka përmbushur planet e saj pas tri vjetëve në detyrë.

    Harrisi e pati edhe një synim tjetër gjatë debatit. Kryesisht ta përshkruajë veten para votuesve, duke ua treguar atyre qëllimet e saj në çështjet kryesore. Një sondazh rishtazi tregoi se më shumë se një çerek i votuesve nuk e njohin mirë nënpresidenten 59-vjeçare.

    Harrisi u nominua kandidate nga radhët e demokratëve para vetëm shtatë javëve dhe prej atëherë i ka shmangur dukshëm mediat, duke e dhënë vetëm një intervistë të madhe. Kjo e bëri paraqitjen e saj në debat edhe më vendimtare për fushatën e saj.

    Harrisi rrëfeu disa propozime politike, si lejimin e kredive më të mëdha për fëmijë, por ajo nuk dha hollësi, për shembull, se si politikat e saj do të shpaguheshin, duke lënë pikëpyetje nëse kjo është e mjaftueshme për t’i kënaqur votuesit.

    Trump, 78 vjeç, kishte nevojë të tregohej i vetëpërmbajtur dhe sulmet t’i përqendronte në pikat e dobëta të Harrisit, si emigracioni dhe ekonomia. Derisa ai mund të ketë pasur sukses në këtë të fundit, në të parën u kurthua kohë pas kohe, duke e humbur përqendrimin, për dallim nga Harrisi që fliste qartë.

    Moderatorët e debatit disa herë ndërhynë për t’i kontrolluar me fakte pretendimet e ish-presidentit. Në një rast habitës, ai pretendoi se emigrantët po hanin kafshë shtëpiake në Ohajo, për çfarë moderatorët thanë se nuk gjetën dëshmi. Megjithatë, mbështetësit e Trumpit i kritikuan moderatorët se nuk e kishin kontrolluar me fakte Harrisin, e cila bëri një pretendim të pasaktë se papunësia nën udhëheqjen e Trumpit ishte më e ulëta prej Depresionit të Madh.

    Zgjedhjet, që do të mbahen më 5 nëntor, do të vendosen sipas të gjitha gjasave nga një numër kryesisht i vogël i votuesve të pavendosur në shtatë shtete. Trumpi dhe Harrisi duhej t’i bindnin ata se janë kandidati i duhur.

    Fushata e Harrisi qartazi ndjeu se kandidatja e tyre bëri paraqitje më të mirë, duke bërë thirrje menjëherë për një debat tjetër. Trumpi tha se kjo kërkesë vjen sepse Harrisi “ka humbur keq sonte”.

    Tani shtrohet pyetja se a do ta bëjë dallimin ky debat në vendin e vetëm që ka rëndësi: fletëvotimet e votuesve./REL

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i shtetit...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për media...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.