×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashani viziton poligonin e shenjëtarisë, u kërkon shtrirjen e mesazheve në parandalimin dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve, Blerim Gashani, së bashku me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, kanë vizituar kompaninë poligonin e shenjëtarisë “Katana”, ku janë pritur nga drejtori i poligonit, Agron Jusufi.

    Në këtë takim zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, vuri në dukje se qëllimi i kësaj vizite tek personi juridik i licencuar nga MPB për disa veprimtari me armë, si qendër trajnimi, poligon për gjuajtje me armë, tregti transport, etj  është bërë me qëllim promovimit të sigurisë së përgjithshme, sa i përket parandalimit të shtënave festive dhe keqpërdorimit të armëve të zjarrit.

    Me këtë tast, zëvendësministri Gashani kërkoi nga drejtuesit e poligonit “Katana”, që të ndihmojnë institucionet e sigurisë në shtrirjen e mesazheve kyçe në parandalimin dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrin, si target i një game të gjerë audiencave që ka zgjedhur Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kundër të shtënave festive dhe orientimin, edukimin e qytetarëve që dëshirojnë, ose kanë pasion shenjëtarinë të zgjedhin mekanizma të licencuara dhe të kontrolluara.

    Po ashtu në këtë takim, zëvendësministri Gashani theksoi rëndësinë që e ka e gjithë shoqëria së bashku me të gjitha institucionet e sigurisë, që bashkërisht si një mekanizëm të krijojnë ambientin  e sigurt për te gjithë qytetaret. Ai theksoi se kjo kërkon mobilizim të përgjithshëm që të raportohen këto raste, ndaj të cilave Policia e Kosovës është duke vepruar.

    Ndërsa shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, theksoi se UNDP është partner për më shumë se një dekadë me MPB-në dhe Policinë e Kosovës në parandalimin dhe trafikimin e armëve, municioneve eksplozivëve dhe prekursorëve. Ai tha se për këtë qëllim, promovimi i sigurisë është objektiv i rëndësishëm dhe për këtë jemi partner me Ministrinë e Punëve të Brendshme në mbështetjen e fushatës vetëdijësuese “Festo me Zemër, jo me armë”.

    Ndërsa drejtori i Poligonit të shenjëtarisë “Katana”, Agron Jusufi, theksoi se poligoni është vend ku mësohet përdorimi i drejtë dhe i sigurtë dhe ku arma përdorët vetën për asketin sportiv. Ai tha qasja në armë, është kujtim i rrugës së gjatë, ku rëndësia dhe qëllimi ka qenë e kohës së domosdoshme, por tashmë ndryshimi i kulturës ndaj qasjes për armët kërkon kohë.

    Në fund, Jusufi theksoi se, si në rastet ku poligoni “Katana”, promovon dhe mbështetë sportin e shenjëtarisë, do të jetë një partnerë për institucionet e sigurisë edhe në këtë fushatë për të shtrirë mesazhet, për rëndësinë që ka parandalimi i të shtënave me armë.

     

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.