×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja nuk jep hollësi rreth tërheqjes së letrës së Bërnabiqit

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, lidhur me hezitimin e Serbisë për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

    Stano ka thënë se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa deklaratat e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Vetë Lajçak ka thënë ditë më parë në Kosovë vetëm se “letra është tërhequr”.

    Megjithatë, pak dihet se si është tërhequr letra, kur ka ndodhur kjo.

    Serbia, në anën tjetër, nuk e ka konfirmuar këtë veprim.

    “Në emër të BE-së nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që tha i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak në takimet në Prishtinë, javën e shkuar, dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Pse, kur dhe si ndodhi kjo, nuk është diçka që na takon neve, por u takon autoriteteve të Serbisë t’i adresojnë këto pyetje. Mund të përsëris qëndrimin e BE-së që është i vazhdueshëm që nga dita e parë e Marrëveshjes së Ohrit, e ajo është se të dyja palët kanë obligim të zbatojnë Marrëveshjen, e cila është ligjërisht obliguese. Të dyja palët duhet të punojnë pa vonesa në zbatimin e saj”, ka thënë Stano.

    Sipas tij, asnjëra palë nuk do të mund të bëjë hapa përpara drejt integrimeve evropiane, nëse nuk e zbaton këtë Marrëveshje.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të atij viti për një aneks zbatimi.

    Ndonëse palët nuk i kanë nënshkruar ato marrëveshje, BE-ja insiston që ato janë ligjërisht obliguese.

    Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

    Lajçak ka thënë gjatë vizitës në Kosovë se është arritur pajtueshmëri për një rund të ri të dialogut mes dy vendeve, në nivel kryenegociatorësh, por pa përmendur datën.

    Më 10 shtator, ai është takuar në Beograd edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Lajçak nuk është deklaruar për mediat, ndërsa Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i prezantojë kërkesat që ka Serbia për shkak të atyre që i ka konsideruar “sulme substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

    Ai i thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim.

    Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011.

    Palët kanë arritur disa marrëveshje, por deri tash vetëm disa janë zbatuar./REL

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.