×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Performanca e mazhorancës në Kuvend është zero

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Deputetja nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka deklaruar se ani pse pushteti aktual e ka pasur shumicën në Kuvend ka pasur ngecje në kalimin e disa projektligjeve.

    Ajo për Front Online tha se performanca e deputetëve të VV-së është zero.

    “Qeveria me shumicën parlamentare ka mundur mos të ketë ngecje në ligje të ndryshme, marrëveshje ndërkombëtare për këtë e ka pasur përkrahjen e opozitës jo për qeverinë por për qytetarët ka pasur ngecje, shtyrje të seancave, mungesa e performancë zero”, deklaroi Kadrijaj.

    Deputetja Kadrijaj thotë se ka shumë projektligje që nuk janë sjellë fare në Kuvend për diskutim.

    Ajo madje, tha se disa ligje janë votuar për interesa të VV-së që kanë qenë antikushtetuese.

    “Ka projektligj që është proklamuar në katër vjet qeverisje dhe asnjëherë nuk është sjell për votim, ka projektligje të ndryshme që nuk janë sjell për trajtim në seancë. Ato ligjet që i kanë kaluar me shpejtësi kanë qenë ligje antikushtetuese për interesa të VV dhe ne jemi detyruar t’i çojmë në Kushtetuese”, u shpreh Kadrijaj.

    Deputetët kanë shkuar në pushim në fund të muajit korrik.

    30 pikat të cilat kishin qenë në rend të ditës gjatë sesionit pranveror nuk kishin arritur të trajtoheshin, derisa 12 projektligje kishin mbetur pa u miratuar.

    Mosvotimi i projektligjeve/ VV fajëson disa deputetë të vet, opozita s’pret asgjë nga shumica parlamentare

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke cilësuar se Kosova ka ngecur për shkak të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë....
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje. Përgjatë këtij muaji,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.