×
  • Hulumtime
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Radoniqi Petrol”/Kryetari i KQZ-së kampion në shpenzimin e derivateve dhe i vetmi me veturë me tabela private, të tjerat qarkullojnë me “5Z”

    Aulona Konjuhi
    03 Shtator 2024

    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me shpenzimet e institucionit që e drejton.

    Dhe jo vetëm kaq, por Radoniqi dallohet nga kolegët e tij anëtar edhe për veturën që shrytëzon.

    Burime të portalit “FrontOnline” bëjnë të ditur se të 11 veturat tjera kanë regjistrimin zyrtar “5Z”, por vetëm vetura që e shfrytëzon ai, një veturë e markës BMW, vazhdon të bartë tabela private.

    “Kryetari i KQZ-së, Radoniqi, të dy detyrat shtetërore, si drejtues i KQZ-së, por dhe si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, i kryen duke shfrytëzuar veturën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, bëjnë të ditur këto burime.

    FrontOnline ka siguruar raportin e shpenzimeve të derivateve për veturat e KQZ-së për periudhën janar – qershor 2024, ku vërehet se Radoniqi ka shpenzuar me mijëra litra karburante, shumëfish më shumë se çdo anëtar tjetër i KQZ-së.

    Asnjë veturë tjetër zyrtare e KQZ-së, nuk i afrohet shpenzimeve të mëdha të Radoniqit, edhe pse sipas raportit, vërehet se veturat tjera shfrytëzohen nga zyrtarë të ndryshëm të KQZ-së.

    Vetëm gjatë periudhës janar – qershor 2024, të gjitha veturat e KQZ-së kanë shpenzuar 7,851 litra derivate dhe 247 litra disa vetura tjera të huazuara për një periudhë të shkurtër nga KQZ. Nga kjo sasi e derivateve të shpenzuara, vetëm Radoniqi me veturën e tij ka shpenzuar 1,029 litra.

    Këto shpenzime të mëdha të derivateve, përkthehen edhe në kilometra të përshkuara. Sipas raportit brenda gjashtë muajve, Radoniqi ka përshkuar 18,644 kilometra rrugë, nga 110,281 që i kanë bërë të gjitha veturat e KQZ-së.

    Portali “FrontOnline” i ka dërguar gjatë ditës së hënë pyetje KQZ-së në lidhje me derivatet e shpenzuara nga kryetari dhe anëtarët e KQZ-së, por këta të fundit nuk janë përgjigjur./FrontOnline/

    Kliko tek raporti për detaje lidhur me shpenzimet e derivateve për veturat e KQZ-së: RAPORT I SHPENZIMEVE TE DERIVATEVE PËR VETURAT E KQZ (1).

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.