×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Të akuzuarit në Hagë janë harruar nga pushteti

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, tha se themelimi i Gjykatës Speciale është rrëfim i sakrificës së bërë sidomos nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    ”Pak njerëz e kuptojnë sot presionin, më së pari Gjykata Speciale u votua nga Kuvendi me dy të tretat e votave, fillimisht dështoi votimi, sepse mu ata burra dhe gra nuk kanë dashur ta themelojnë, pra ne kemi pasur i madh dhe i vogël që kanë ardhur nga Amerika dhe kanë thënë duhet ta themeloni përndryshe Kombet e Bashkuara e themelojnë dhe të vjen rusi dhe kinezi si gjykatës dhe e themelojnë, dhe në ballafaqimin që me e kthy rezolutën 1244 dhe me kthy gjykatës rusë dhe kinez që ta definojnë drejtësinë në Kosovë, apo me i besu një drejtësie që ka komponentë amerikane dhe evropianë”, tha Selimi në Rubikon të Klan Kosovës.

    Selimi tha se është absurde të mendohet se ish-presidenti Thaçi nuk e ka ditur se mund të jetë hetohet nga kjo gjykatë.

    ”Përkundër faktit që Thaçi e ka ditur se është i përmendur emri  65 herë në raportin e Dick Martyt, raporti ka qenë i qartë, secili prej tyre e kanë dituar se janë potencialisht cak i Gjykatës Speciale, njerëzit thonë Hashimi ka mendu se s’ka me qenë prandaj i ka votuar, ky është një absurd i ndyrë”, tha Selimi.

    Ish-kryediplomati tha se të akuzuarit të Hagë janë harruar nga pushteti aktual, i cili s’po merret me shkeljet e të drejtave nga ana e Gjykatës Speciale.

    ”Fatkeqësia është që Kosova e ndërpreu çfarëdo interesimi për atë që po ndodhë atje se prej Kuvendit tonë që e ka themelu, që ka të drejtë komisionin për çështje ligjore me e thirr me i pyet përse nuk e keni flamurin në gjykatë, ku janë të drejtat e të burgosurve qe tri vjet, domethënë një sakrificë me kosto shumë të lartë për ta shpëtuar Kosovën po del si sakrificë që s’po vlerësohet shumë as prej nesh, as prej votuesve, as prej ndërkombëtarëve dhe sakrificat që i kanë bërë liderët e Kosovës po zhbëhen për shkak se kemi ba shumë gabime strategjike në këto vitet e fundit dhe temat e reja po i hanë ato të vjetrat dhe në tema të reja ne po dështojmë”, tha Selimi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.