×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon opozita: Kosova në pikën më të ulët të raporteve me aleatët

    FrontOnline
    10 Gusht 2024

    Bashkimi Evropian të enjten ka paralajmëruar masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata në veri nuk ndryshon referuar paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postes serbe në veri.

    Lidhur me paralajmërimin e Bashkimit Evropian, Qeveria Kurti është kritikuar nga opozita në Kosovë për mos koordinimin me ndërkombëtarët.

    Sipas tyre, Kosova gjendet në pikën më të ulët të raporteve më aleatet ndërkombëtar.

    Nënkryetarja e PDK-së: Qeveria të hap rrugën e bashkëpunimit për hapjen e urës

    Ish-ministrja e Integrimit Evropian, njëherësh nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se vendi jonë është në pikën më të ulët të raporteve me partnerët ndërkombëtar.

    Ajo  tha për Front Online tha se Qeveria duhet të hap rrugën e bashkëpunimit për hapjen e Urës së Ibrit.

    Sipas saj, Kosova gjendet në pozitë të keqe financiare e politike.

    “Kosova më keq se është nuk e di se si duhej të dukët edhe ashtu jemi nën sanksione edhe financiare edhe politike. Kurti dhe Qeveria do të ishte më mirë t’i hapte rrugët e bashkëpunimit me shtetet partnere dhe mike që do ta ndihmonte që të hapët edhe ura në veri. Kosova nuk ka nevojë të sanksionohet më tepër sepse jemi në pikën më të ulët të raporteve me shtetet mike dhe partnere”, u shpreh ajo.

    Nënkryetari i LDK-së: Veprimet e pa koordinuara të Qeverisë me aleatët do të pasojnë me kufizimi të rënda

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se ka dështuar në largimin e masave e po rrezikon të marr të reja.

    Haziri deklaron për Front Online se shtimi i masave nga BE-ja do të jetë impakt kolektiv.

    “Qeveria ka dështuar në largimin e masave të para ndëshkuese ndaj Kosovës edhe pse është një dakordim për largim të kushtëzuar të masave të para nga dje po flitet për shtimin e masave e që do të jetë impakt kolektiv që do t’i prekë njerëzit edhe ashtu 270 milionë euro i kanë prekë qytetarët sepse komunat janë me projekte ato që janë dëmtuar”, tha Haziri.

    Ai e ka quajtur të padrejtë sanksionimin e Kosovës për fajin e sjelljes së Qeverisë.

    Tutje, Haziri thotë se veprimet e pa koordinuara me aleatët do të pasojnë me kufizimi të rënda.

    “Çdo politik e pa koordinuar me BE, SHBA e NATO mund të implikon edhe me kufizime më të rënda jo për funksionarët politik, por për qytetarët, fatkeqësisht. E padrejtë që për shkak të sjelljes së kësaj Qeverie me pas dënim kolektiv”, theksoi Haziri.

    Deputetja e AAK-së: Kurtit nuk i intereson dëmtimi i Kosovës

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar se Kosova do të dëmtohet shumë nëse penalizohet sërish nga Bashkimi Evropian.

    Ajo e ka cilësuar si goditje të madhe për vendin, sanksionimin e radhës nga BE-ja.

    “Do të ishte shumë e rëndë nëse veç ndodh një gjë e tillë, na dëmton shumë si shtet. Jemi dëmtuar edhe financiarisht shumë dhe masat e shtuara nga BE-ja do të ishte një goditje e madhe për ne”, thotë Bytyqi.

    Deputetja Bytyqi thotë se Kurti nuk shqetësohet nëse dëmtohen raportet me aleatët.

    Ajo deklaron se kryeministrit nuk i intereson dëmtimi i Kosovës me politikat e tij, siç i quan ajo shkurtpamëse.

    “Kjo nuk e shqetëson kryeministrin, jemi mësuar që ai të bëjë gjithçka në krye  në veti. I ka dëmtuar në vazhdimësi raportet me aleatet dhe vazhdon ta bëjë. Fat i keq që na ka qëlluar një kryeministër i keq që nuk i intereson sa dëmtohet vendi nga politikat e tij shkurtpamëse”, përfundoi ajo.

    Arifi: Anëtarësimi në BE do të shtyhet gjatë, nëse ndodh sanksionimi sërish i Kosovës

    Njohësi i Integrimeve Evropiane, Dritero Arifi thotë se paralajmërimi i BE-së për masa të reja ndaj Kosovës është një deklaratë e ashpër kundrejt Qeverisë.

    Ky vlerëson se ky vendim i Bashkimit Evropian tregon se Qeveria aktuale nuk ka krijuar mirëbesim tek ndërkombëtarët.

    “Deklarata e BE ishte dje shumë e ashpër kjo tregon që Qeveria nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë që nuk ka arritur që të krijojë një mirëbesim të bashkëpunimit më të thelluar mes Kosovës, SHBA dhe BE, që në rast që të hapët Ura sot nuk do duhej të ishte problematik”, deklaron Arifi.

    Ai thotë se anëtarësimi në BE do të shtyhet gjatë nëse ndodh sanksionimi sërish i Kosovës.

    Sipas tij, çështja e hapjes së Urës është spektakël i pushtetit aktual.

    “Qeveria po bënë më shumë spektakël se sa që e ka seriozisht hapjen e Urës, Kosova më shumë po e dëmton reputacionin e saj se sa po e avancon se çdo sanksionim për Kosovën do të shtyj anëtarësimin në BE për një kohë të gjatë. Qeveria duhet edhe me hap Urën edhe me pas bashkëpunim me BE sepse dëmtohet Kosova”, u shpreh Arifi.

    Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës një vite më parë përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

    Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.