×
  • Sport
  • Sport

    OBSH: Në Lojërat Olimpike në Paris, 40 atletë rezultuan pozitivë me COVID-19

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    Në Lojërat Olimpike të Parisit, më shumë se 40 atletë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    OBSH thekson se ka një rritje të re globale të rasteve pasi mbulimi i vaksinimit bie.

    Virusi që qëndron pas pandemisë është ende në qarkullim, paralajmëroi OBSH, duke deklaruar se vendet duhet të shtrëngojnë sistemet e tyre të reagimit dhe të vaksinojnë më të rrezikuarit, raporton AFP.

    Disa atletë të shquar vuajtën nga COVID-19 në Lojërat Olimpike të Parisit, duke përfshirë notarin britanik Adam Peaty, ndërsa atletja australiane Lani Pallister u tërhoq nga gara për medalje pasi u sëmur.

    “Covid-19 është ende mes nesh. Virusi po qarkullon në të gjitha vendet,” tha Maria Van Kerkhove, Drejtoreshë e Përgatitjes dhe Parandalimit të Epidemisë dhe Pandemisë në OBSH.

    Punëtor mjekësor në pikën e vaksinimit në Beograd gjatë pandemisë së virusit korona, nëntor 2021.

    Të dhënat nga 84 vende tregojnë se përqindja e testeve pozitive për virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, “është në rritje prej disa javësh”, tha ajo në një konferencë për shtyp të mërkurën.

    Maria Van Kerkhove tha se virusi vazhdon të evoluojë dhe të ndryshojë.

    “Kjo na vë të gjithëve në rrezik të një virusi potencialisht më të rëndë që mund t’i shpëtojë zbulimit tonë dhe/ose ndërhyrjeve tona mjekësore, përfshirë vaksinimin.”

    Agjencia AFP kujton se në mbarë botën shkalla e testeve pozitive është mbi 10 për qind, ndërsa në Evropë shifra është mbi 20 për qind.

    Nga Rubrika
    Sport14 Janar 2025
    Tashmë gjithçka është kryer: Sulmuesi anësor Kvicha Kvaratskhelia do të kalojë te PSG nga Napoli, pasi klubet sot kanë mbyllur marrëveshjen. Kvaratskhelia...
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Sport14 Janar 2025
    RB Leipzig ka anuluar transferimin e sulmuesit të Milanit, Noah Okafor. Ata kanë thënë që nuk janë ndarë të kënaqur me testet...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.