×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia e kërkon pështymën e nënës së Hajrizit – s’e lejon ta sheh trupin

    FrontOnline
    26 Korrik 2024

    Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, po qëndron në Beograd, nga ku tha se ajo që i është konfirmuar avokatit të familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci, është se Serbia do ta dorëzojë trupin e personit të vrarë e që dyshohet se është i Faton Hajrizit.

    Mujku tha se kjo është e sigurt nga të gjitha instancat me të cilat ka biseduar edhe dje edhe sot avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

    “Ajo që dihet përveç faktit se Serbia do ta dorëzojë trupin e Hajrizit i cili ndodhet në morgun e Spitalit të Lloznicës, nuk është e sigurt akoma se si do ta pranojë familja. Të njëjtit nuk do të kenë mundësi ta konfirmojnë nëse është Faton Hajrizi, pasi kufoma do t’iu dorëzohet e mbyllur hermetikisht dhe do të mund të hapet vetëm kur trupi të kalojë në Republikën e Kosovës”.

    “Deri tani kemi pasur informacione që kanë ardhur nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor që më 22 korrik, gjurmët e gishtërinjve të Faton Hajrizit, që i kanë marrë autoritetet në Beograd, përputhen me ato që i kanë marrë nga autoritetet e Kosovës”, tha Mujku.

    Më tej, Mujku tha se avokatit Koci i është kërkuar që nëna e Faton Hajrizit ta sjellë pështymen e saj për ta verifikuar nëse personi i vrarë është Faton Hajrizi, por që sipas saj, nënës së Hajrizit nuk do t’i lejohet që ta shoh dhe ta konfirmojë nëse është trupi i djalit të saj.

    “Serbia sot gjatë ditës i ka kërkuar avokatit Koci që ta sjellë edhe pështymën e nënës së Faton Hajrizit. E njëjta duhet që të vijë në stacionin më të afërt policor në Serbi, e që i bie të jetë ai në Vranjë dhe për ta verifikuar nëse është Faton Hajrizi. Mirëpo, as nënës nuk do t’i lejohet që ta shoh dhe ta konfirmojë nëse është trupi i djalit të saj”, tha ajo.

    Gazetarja tha se për pamjet të cilat i ka marrë bashkë me kameramanin e Klan Kosovës, Agon Bejtullahun, i është thënë nga drejtori i policisë në rajonin e Llozniës se nuk guxojnë ta publikojnë asnjë sekondë nga xhirimet, në të kundërtën “do ta keni punën keq”.

    “Ekipi ynë që ka qëndruar sot në Lloznicë, vetëm pasi kemi arritur që të marrim pamje të ndryshme edhe në vendin ku është raportohet se është vrarë Faton Hajrizi, edhe te morgu e edhe te stacioni i policisë, drejtori i policisë për rajonin e Lloznicës na ka thënë se nuk guxojmë të publikojmë asnjë sekondë nga xhirimet që kemi marrë në Lloznicë, në të kundërtën “do ta kemi punën keq”, për arsye se sipas tij, hetimet nuk kanë përfunduar akoma”, tha Mujku.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka folur për “Front Online” lidhur me realizimin e kontratave një burimore...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar pushtetin aktual për korrupsion. Ai thotë se implementimi i...
    Lajme18 Tetor 2024
    Vetëm gjatë tre muajve të fundit Institucionet e vendit kanë lidhur hiç më pakë se 161 kontrata të negociuara me vlere prej...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin...
    Sport17 Tetor 2024
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin. Ramon Alvarez de Mon i Radio Marca raporton në...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Hoti tha se kjo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes, një 27 vjeçar i kërkuar nga shteti gjerman për veprat “Vrasje” dhe “Grabitje”....
    Lajme17 Tetor 2024
    Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar të enjten në Facebook për vizitën të familja Çerkini...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.