Forcat izraelite gjetën të mërkurën trupat e pesë pengjeve të vrarë në sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe të mbajtur në Gaza që atëherë, tha ushtria izraelite.
Maya Goren, një mësuese 56-vjeçare e kopshtit, u vra gjatë sulmit në kibbutz-in* e saj, Nir Oz, sipas Radios së Ushtrisë Izraelite, një nga komunitetet më të goditura në sulmin vdekjeprurës në Izraelin jugor që shkaktoi luftën shkatërruese.
Katër pengjet e tjera ishin dy ushtarë rezervë dhe dy ushtarë të rekrutuar të vrarë në luftime gjatë sulmit të 7 tetorit, tha ushtria.
Trupat e tyre u nxorën nga zona e Khan Younis në Gazën jugore, ku forcat izraelite nisën bastisje të reja këtë javë, raportoi Reuters.
Të pestë ishin renditur në mesin e 120 pengjeve që ishin ende në Gaza, rreth një e treta e të cilëve Izraeli i ka deklaruar të vdekur në mungesë, bazuar në gjetjet mjekoligjore, inteligjencën, marrjen në pyetje të militantëve të kapur, videot dhe dëshmitë e pengjeve të liruar./Express/