×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky kërkon unitet pas “misionit për paqe” të Orbanit

    FrontOnline
    18 Korrik 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë pushtimin e nisur nga Rusia.

    Zelensky mori pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zhvilloi takime të ndara me liderë evropianë, përfshirë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Osmani tha pas samitit se Serbia, së bashku me Rusinë, po tentojnë të destabilizojnë Kosovën dhe tërë rajonin.

    Me të arritur në samit, Zelensky menjëherë u kërkoi të pranishmëve që të “mbajnë unitetin në Evropë sepse gjithmonë uniteti çon në marrjen e vendimeve të fuqishme”.

    Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi Orban – që po ashtu mori pjesë në samit – ndërmori atë që ai e cilësoi si “mision të paqes”, kur ai vizitoi Moskën, Kievin, Pekinin dhe më pas Floridën, ku u takua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

    Këto vizita zemëruan shumicën e liderëve evropianë, të cilët ia distancuar nga vizitat e Orbanit, teksa lideri hungarez e ka pranuar se ai nuk ka autoritet që të veprojë në emër të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, edhe pse Hungaria aktualisht udhëheqë presidencën e bllokut.

    “Nëse dikush në Evropë tenton të zgjidhë çështjet prapa krahëve të të tjerëve apo në kurriz të të tjerëve, nëse dikush dëshiron të bëjë vizita në kryeqytetin e luftës apo të flasë, ndoshta duke u premtuar diçka që është kundër interesave tona të përbashkëta apo në kurriz të Ukrainës apo shteteve të tjera, pse ne duhet ta marrim parasysh një person të tillë”, tha Zelensky gjatë samitit më 18 korrik.

    “BE-ja dhe NATO-ja mund të adresojnë interesat e tyre pa këtë person”, shtoi ai.

    Trump ka sugjeruar se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, ai do të zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë brenda një dite. Ai nuk ka treguar se si do të mund ta arrinte një gjë të tillë, por shumë liderë evropianë kanë shprehur frikën se ish-presidenti amerikan do të mund të pajtohej me Putinin për një plan të paqes pa u konsultuar me Kievin.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma perëndimore për Ukrainën duhet të jetë një përpjekje e përbashkët mes Amerikës Veriore dhe Evropës.

    Në samit, Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të lejojnë shtetin e tij që të përdorë armët perëndimore për të kryer sulme thellë brenda territorit rus, veçmas në bazat ajrore.

    Kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer, në një konferencë për media pas përfundimit të samitit, tha se “ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme”.

    Ai e përshkroi samitin si “shumë të suksesshëm dhe produktiv”, ku liderët, sipas tij, u zotuan për të qëndruar së bashku me Ukrainën./Rel

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Autoritetet gjermane thanë të premten se është arrestuar një ekstremist i dyshuar islamik në lidhje me planifikimin e një sulmi ndaj ushtarëve...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për pritjen që i bëri ai presidentit...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    E përzgjedhura e Sllovenisë për Komisionerin e ardhshëm të BE-së, Marta Kos ka reaguar ndaj akuzave për lidhje me shërbimet sekrete ish-jugosllave...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në komunikatën për media thuhet...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi shteti po përballet me plakje të...
    Sport13 Shtator 2024
    Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) i ka dhënë një goditje Federatës së Notit të Kosovës, duke i suspenduar përkohësisht...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në tetor Jens Stoltenberg dorëzon detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Sipas disa njoftimeve, posti tjetër për të duket i përcaktuar...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova cdo ditë e më shumë po e rritë bashkëpunimin me Shqipërinë, në fushën...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Një person ka vdekur sot në spitalin e Shkodrës në Shqipëri. Bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje kome, pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.