×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Komisioni për Vlerësimin e Performancës s’mund të vlerësojë anëtarët e KGJK-së dhe KPK-së

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

    Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.

    “Fatkeqësisht në vitet e fundit kemi parë që Ministria e Drejtësisë nuk ka vlerësuar as nuk i ka përmbushur kërkesat që të kemi një proces transparent. Po flasim për politikat e drejtësisë, këto politika që kanë për bazë drejtësinë në përfshirje të Këshillit Gjyqësor dhe ai Prokurorial. Kjo e ulë besimin e publikut”, u shpreh Miftaraj.

    Hulumtuesi i IKD-së, Melos Kolshi, ka thënë se anëtarët e këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.

    Kolshi tha se një nga risitë e reformës në drejtësi sa i përket Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjeve të KGJK-së dhe KPK-së, është edhe vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave. Sipas Projektligjit për KGJK-në dhe atij për KPK-në, është paraparë që vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës, i cili do të përbëhet nga gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme dhe Apelit, përkatësisht prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë nga Prokuroria e Apelit tek KPK-ja.

    Sipas Kolshit, Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund të shkarkohen vetëm në bazë të një shkelje të rëndë disiplinore dhe se përgjegjësia që bartë një anëtarë i Këshillit është vetëm disiplinore dhe jo përgjegjësi që rrjedh nga vlerësimi i performancës.

    “IKD vlerëson se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave, kjo pasi që Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e një Këshilli Gjyqësor, mund të shkarkohen nga detyra vetëm në bazë të një sjellje serioze të pahijshme (shkelje të rëndë disiplinore), e cila duhet të provohet në një procedurë e cila garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kështu, përgjegjësia e vetme që mund të bartë një anëtar i Këshillit është përgjegjësia disiplinore dhe jo edhe përgjegjësia e cila derivon nga një vlerësim i performancës”, theksoi Kolshi.

    Ai gjithashtu potencoi se Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon fshirjen e dispozitave që mundësojnë vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së. /EO

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare....
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë homazhe për dëshmorët e kombit Murat e Enver Haliti. Në njoftimin...
    Lajme22 Shtator 2024
    Forcat e Sigurisë së Kosovvë, kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66,...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada. Atje, Gërvalla mori...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi sot se 41,431 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje...
    Sport22 Shtator 2024
    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Kryendeshja e kësaj fundjavë mes Dritës...
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot, më 22 shtator, shënohen 26 vjet nga beteja heroike e vitit 1998 në Drenicë, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.