×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultati i zgjedhjeve në Francë: Askush s’e priste, por asgjë s’ka mbaruar

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Askush nuk e priste këtë. Derisa partia e së djathtës ekstreme e Marine Le Penit, Tubimi Kombëtar, nuk pritej ta siguronte shumicën në Parlamentin me 577 vende në Francë, ajo parashikohej t’i fitonte mbi 200 vende.

    Nëse parashikimeve të hershme por shpesh të sakta franceze duhet t’u besojmë, Tubimi Kombëtar do të përfundojë i treti me rreth 150 deputetë.

    Në vend të tij, fituesi i madh është aleanca majtiste e krijuar së voni, Fronti i Ri Kombëtar – një koalicion i të gjelbërve, socialdemokratëve, komunistëve dhe partisë majtiste të Jean-Luc Melenchonit, “Franca e Panënshtruar”.

    Ky koalicion i gjerë pritet t’i ketë afër 200 deputetë të zgjedhur.

    Madje edhe koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, “Bashkë”, pritet të dalë para partisë së Le Penit.

    Çfarë e shkaktoi këtë befasi?
    Së pari, pjesëmarrja në votim, 67 për qind, e cila është më e larta në zgjedhjet parlamentare franceze këtë shekull.

    Duket e qartë se bisedat për votimin më të rëndësishëm në historinë e vendit e kanë gjallëruar elektoratin kundër Tubimit Kombëtar.

    Pastaj vjen “Fronti i Republikës”, bashkëpunimi jozyrtar por i suksesshëm kundër Tubimit Kombëtar në rreth 200 zona elektorale për t’i mbështetur deputetët që kishin mundësinë më të madhe t’i mposhtnin kandidatët e Le Penit.

    “Fronti i Republikës” shpesh lulëzon kur disa parti nga qendra e djathtë deri te e majta garojnë kundër njëri-tjetrit.

    Derisa parashikimet e para ishin lehtësim i madh për shumë njerëz në Evropë këtë mbrëmje, asgjë ende nuk ka mbaruar.

    Pushteti i Macronit, së paku në vend, është dobësuar.

    Do të jetë e vështirë të formohet një Qeveri në një Parlament kaq të ndarë, sepse aleanca majtiste dhe koalicioni i qendrës i Macronit nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në sy, e mos të flasim për disa parti brenda vetë aleancës.

    Nëse formohet një koalicion, do të jetë i dobët dhe me gjasë kaotik.

    Nuk mund të hidhet poshtë mbajtja e zgjedhjeve të reja kur të jetë e mundur ligjërisht pas një viti.

    Dhe, nuk mund të hidhet poshtë as fakti se Le Peni po pret për një çast më të mirë, në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare dhe për çmimin e madh: zgjedhjet presidenciale më 2027./REL/

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Një i moshuar ka ndërruar jetë në një kafiteri të Obiliqit. Sipas policisë, i ndjeri është raportuar se kishte nevojë për tretman...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga momenti kur është intonuar himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, në këtë fillim viti shkollor pati deklaruar se mësimi do të fillojë në afat kohor, mirëpo nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Banorët e Sri Lankës po votojnë për një president të ri në zgjedhjet e para që nga protestat masive të shkaktuara nga...
    Lajme21 Shtator 2024
    Sot në Kosovë, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale sot do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Numri i refugjatëve që jetojnë në Gjermani ka arritur një nivel të ri prej 3.48 milionë vetësh. Pak më shumë se një...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.