×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli njofton për vazhdimin e bisedimeve për armëpushimin në Gazë

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Izraeli tha se ka ende ka “boshllëqe”me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se si të arrihet një marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Por, Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion për bisedimet e reja me ndërmjetësit nga Katari, që do të mbahen javën e ardhshme.

    Deklarata nga zëdhënësi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vjen pasi një delegacion i udhëhequr nga kreu i Mossadit – shërbimit izraelit të inteligjencës – David Barnea, zhvilloi rundin e parë të bisedimeve me ndërmjetësit në Doha më 5 korrik.

    “Ka pajtim që javën e ardhshme negociatorët izraelitë të udhëtojnë në Doha për të vazhduar bisedimet. Ka ende ‘boshllëqe’ në mesin e palëve”, tha zëdhënësi përmes një deklarate.

    Lufta në Gazë ka nisur nëntë muaj më parë dhe deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje armëpushimi, përveç një pauze njëjavore në nëntor, që mundësoi lirimin e 80 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit nga Izraeli të 240 të burgosurve palestinezë.

    SHBA-ja, që ka punuar së bashku me Katarin dhe Egjiptin për të ndërmjetësuar një marrëveshje, ka folur për rëndësinë e madhe të vendimit të Netanyahut për të dërguar delegacion në Katar.

    SHBA-ja tha se beson që Izraeli dhe Hamasi kanë hapësirë për të arritur marrëveshje.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugin e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi./Sinjali

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.