×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1700 serbë aplikuan për patentë shoferë “RKS”, vetëm sot aplikuan 114 sosh

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës.

    Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Në të dhënat ndara, bëhet e ditur se nga 9 maji e deri më sot, në Leposaviq kanë bërë kërkesë për pajisje me patent shofer të Kosovës 526 qytetarë.

    Vetëm sot, në këtë komunë u parashtruan 26 kërkesa.

    Në Mitrovicë të Veriut, deri më sot, numri total i kërkesave është 568, ndërkaq na Zveçan është 351.

    Numër më të vogël të kërkesave ka pasur në Zubin Potok – 294, ku 18 prej sosh janë parashtruar sot.

    Vendimi për zëvendësimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj.

    Banorët e veriut do të kenë mundësi të bëjnë konvertimin e patentë shoferëve deri më 9 gusht.

    Numri i përgjithshëm i aplikimeve për pajisje me patentë shoferë në veri, nga dita kur është hapur thirrja, është 1739.

    MPB ka sqaruar se kalimi në patentë shoferë RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve dhe nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për pajisje me dokumente.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje...
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot, më 22 shtator, shënohen 26 vjet nga beteja heroike e vitit 1998 në Drenicë, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike....
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre. Kurti është shprehur se ‘jeta e...
    Sport22 Shtator 2024
    E ardhmja e Mason Greenwood duket se do të jetë larg Olympique Marseille vetëm pas një viti. Sulmuesi anglez ka filluar shkëlqimin...
    Lajme22 Shtator 2024
    Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi. “U...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosoves (PDK) Memli Krasniqi kujton heronjtë  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe thotë se për ta, më e shtrenjtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.