×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Rritja e pagave varet se kur mbahen zgjedhjet

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Anëtari i Komisionit për Ekonomi, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka folur për Front Online lidhur me rritjen e mundshme të vlerës së koeficientit të pagave nga Qeveria “Kurti”

    Ai thotë se pushteti aktual e ka keqpërdorur temën për rritjen e pagave.

     “Kjo  temë është dashur të jetë e mbyllur tani e sa kohë, por që fatkeqësisht është keqpërdorur si temë dhe proces nga Qeveria. Kjo Qeveri ka proklamuar që së shpejti do të rrisë koeficientin, por që zyrtarisht nuk kemi asnjë vendim për rritjen dhe vlerën sa do të jetë ky koeficient”.

    Lekaj vlerëson se rritja e koeficientit nga Qeveri aktuale varet nga mbajtja e zgjedhjeve.

    Sipas tij, nëse mbahen zgjedhjet në vjeshtë do të ketë ngritje ta pagave nëse jo, koeficienti do rritët në 2025-ten.

    “Deri tani pushteti nuk ka dhënë ndonjë element për rritje të koeficientit apo rishikim të buxhetit. Rrethanat politike do të detyrojnë këtë Qeveri të rrisë koeficientin, nëse ka zgjedhje të reja në vjeshtë koeficienti do të rritet pak para zgjedhjeve, nëse zgjedhjet do të mbahen të rregullta atëherë koeficienti do të rritet me buxhetin e ri të vitit 2025”, vlerëson Lekaj për Front Online.

    A do të rritet koeficienti i pagave në 130 € para zgjedhjeve? Këto janë matematikat e Qeverisë “Kurti”

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e tij për media ka prezantuar 7 “masat” lidhur me Veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjedhje...
    Lajme13 Shtator 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presidenti serb për “shpalljen e okupimit” të Kosovës. Ai ka thënë se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme13 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius. Sipas...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Rreth 50 kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze, me policinë të pasigurt...
    Lajme13 Shtator 2024
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës priti një delegacion të nivelit të lartë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut...
    Lajme13 Shtator 2024
    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge vizitoi Malin e Zi të premten (13 shtator). Në Podgoricë ai u takua me presidentin,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.