×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja si mund ta rifitojnë shtetësinë e Kosovës mërgimtarët me nënshtetësi gjermane

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, të gjithë ish-shtetas të Kosovës që kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë dhe kanë hequr dorë nga ajo e Kosovës, tani mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

    Ambasada e Kosovës në Berlin njofton për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

    Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat madhorë janë:

    1. certifikata e lindjes,
    2. kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës,
    3. dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,
    4. dëshminë që nuk ka dosje penale (të lëshuar nga Policia e Kosovës), dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës), si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
    5. dëshminë se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat sociale
    6. deklaratën nën betim me shkrim me të cilën pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës se Kosovës sipas shtojcës 3,
    7. të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shengenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

    Dokumente të nevojshme për persona nën moshën 18 vjeç janë:

    1. certifikata e lindjes,
    2. kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshme me fotografi që duket qartë,
    3. dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për dy prindërit,
    4. pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri,
    5. certifikatën nga regjistri i gjendjes civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshëm që dëshmon shtetësinë e prindërit,
    6. pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet sipas shtojcës 2,
    7. të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

    Parashtrimi i kërkesave bëhet pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi e ka vendbanimin.

    Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Mynih dhe Stuttgart).Afati për shqyrtimin e kërkesave për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë është brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.

    Republika e Kosovës e njeh shtetësinë e shumëfishtë që do të thotë se shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera dhe kjo nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin./albinfo.ch

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Sport13 Shtator 2024
    Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare....
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së 13 shtatorit mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.