×
  • Sport
  • Sport

    Franca merr një goditje të rëndë – top ylli do të humbasë ndeshjen ndaj Portugalisë

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë të premten.

    Ylli i Juventusit do të jetë i suspenduar për këtë takim pasi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Belgjikës.

    Rabiot, kontrata e të cilit në Turin skadoi më datë 30 qershor, bëri një ndërhyrje të ashpër në Jeremy Dokun duke e detyruar gjyqtarin ta ndëshkojë atë.

    29-vjeçari ka qenë shumë vital për Francën duke bërë 47 paraqitje me fanellën e tyre. Ai nuk ishte pjesë e ekipit që fitoi Botërorin e vitit 2018, por ishte konsistent me paraqitjet e tij drejt finales së 2022-ës, duke humbur vetëm një ndeshje për shkak të gripit.

    Euro 2024 ishte gara në të cilën ai e fitoi fanellën e titullarit, duke e nisur nga minuta e parë në çdo ndeshje të Francës. Sidoqoftë, pasi mori karton të verdhë në minutën e 24-të, ai nuk do të luajë ndaj Portugalisë.

    Mesfushori i bëri të qarta ndjenjat e tij në një intervistë për RMC Sport, duke zbuluar se është i zhgënjyer me vetveten.

    “Unë ndihem i neveritur që kam marrë këtë të verdhë. Unë mendoj se referimi në fillim të ndeshjes ishte paksa i limituar, por kam besimin tek djemtë në bankën rezervë dhe do të jem mbrapa tyre”, ka thënë Rabiot.

    Sipas një raportimi nga ESPN, Didier Deschamps do ta zëvendësojë Rabiotin me njërin prej Eduardo Camavingas ose Youssouf Fofana./Telegrafi/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Sport07 Korrik 2024
    Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste në Euro 2024. Por përveç eliminimit nga kjo veprimtari, për disa futbollistë ajo...
    Sport07 Korrik 2024
    Euro 2024 ka dhuruar një skenë për një numër të madh lojtarësh që të shfaqin talentin e tyre dhe shumë prej tyre...
    Sport07 Korrik 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa...
    Vip07 Korrik 2024
    DJ me famë botërore, Martin Garrix është ndarë i kënaqur nga publiku shqiptarë. Pas performancës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në...
    Kronika07 Korrik 2024
    Është arrestuar një i mitur në veri për nxitje të urrejtjes, ku burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se i arrestuar...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Një tërmet me magnitduë prej 3.4 ballë ka goditur Maqedoninë e Veriut. Tërmeti goditi në thellësi prej pesë kilometrave, sipas EMSC-së. Ndërkaq...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skënder Reçica, ka deklaruar se Kosovës po i mungon dialogu social. Sipas tij, Qeveria ka dështuar në Ligjin e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.