×
  • Lajme
  • Lajme

    OSBE: Vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje përfundojnë me dënim me burg në Kosovë

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot raportin më të fundit të monitorimit të gjykimeve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga Gjykatat Themelore në Kosovë.

    Sipas njoftimit thuhet se raporti analizon të dhënat e mbledhura nga 141 raste civile dhe penale të dhunës në familje në 2023, si dhe vlerëson përputhshmërinë e shtatë Gjykatave Themelore me standardet ligjore vendore dhe ndërkombëtare.

    Raporti nënvizon dy mangësi kryesore në lidhje me rastet e dhunës në familje: vonesat dhe mosrespektimin e afateve procedurale, si dhe përdorimin e shpeshtë të dënimeve alternative ose të buta.

    “Për shembull, raporti vëren shkelje të afateve procedurale në 24 për qind të 29 seancave dëgjimore për urdhrin e mbrojtjes në procedurë civile, të monitoruara nga OSBE, duke lënë gati një të katërtën e viktimave pa zgjidhje me kohë, si dhe duke i ekspozuar ato ndaj dhunës së mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Për sa i përket praktikave të dënimit, dënimi me burg u shqiptua vetëm në 22 për qind të rasteve, ndërkohë që shumica dërrmuese e gjyqtarëve kanë zgjedhur ose të gjobisnin kryesin, të aplikojnë dënim alternativ (si dënimi me kusht, gjobë me kusht ose pa gjobë), ose të vendosin masa të tjera (siç janë aktgjykimet që urdhërojnë vlerësim të detyrueshëm psikiatrik) në 78 për qind të rasteve.

    Aty ku është shqiptuar burgimi efektiv, dënimi mesatar ishte pak më shumë se pesë muaj, ndërsa dënimi mesatar me burgim me kusht ishte gati gjashtë muaj e gjysmë. Shuma mesatare për gjobat efektive dhe ato me kusht ishte 350€.

    “Trajtimi i këtyre mangësive gjyqësore është imperativ jo vetëm për mbrojtjen e viktimave, por edhe për integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës”, tha Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

    “Vetëm kur të gjithë mekanizmat e sistemit të drejtësisë funksionojnë siç duhet, atëherë mund të mburremi që kemi një shtet të organizuar në shërbim të qytetarëve, për mbrojtjen dhe sigurinë, për drejtësinë e të gjithëve,” tha Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë dhe Koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.

    Raporti përfundon me rekomandime për palët në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë trajnimin enkas për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, si dhe ofrimin e trajnimeve dhe rekomandime të tjera për Akademinë e Drejtësisë të Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe institucionet tjera relevante të Kosovës./Telegrafi/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmjen e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Pas dorëheqjes nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, deklarohet duke potencuar se një nga arsyet e kësaj dorëheqje...
    Lajme07 Korrik 2024
    Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të...
    Të tjera
    Kronika07 Korrik 2024
    Policia ka ndaluar veturën  me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, thotë se me mos funksionimin e Kontratës Kolektive, punëtorëve po u pamundësohen shumë të drejta që...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ndonëse në fund të qershorit Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore, një gjë e tillë...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër...
    Kronika07 Korrik 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 1 mijë 780 gjoba trafiku. Ndërkaq 25 aksidente me të lënduar janë regjistruar...
    Lajme07 Korrik 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.