×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Qeveria miratoi ligje në kundërshtim me Kushtetutën, shkeli aktgjykimet e Kushtetueses

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar që Qeveria e Kosovës ka miratuar ligje në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se i ka shkelur aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Ata po ashtu, sipas monitorimit në kuadër të programit të tyre, “Qeverisja e Mirë”, kanë vlerësuar që qeveria ka marrë vendime pa konsultime të mjaftueshme publike, dhe ka realizuar vetëm 15% të agjendës legjislative të planifikuar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

    “Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, IKD ka identifikuar mangësi thelbësore në qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj planifikimit legjislativ”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

    “Për të tretin vit radhazi, Qeveria dështoi të miratojë programin legjislativ në fillim të janarit, duke e miratuar më një muaj vonesë. Kjo vonesë ka cenuar procesin e planifikimit dhe ka krijuar pasiguri për publikun, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe institucionet përkatëse”.

    “Pas miratimit të vonuar, programi legjislativ shpesh është ndryshuar, duke treguar mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme. Programi për këtë vit i’u nënshtrua ndryshimeve në shkurt”.

    IKD-ja kë thënë që është çështje shqetësuese mospërfshirja e projektligjeve që rrjedhin nga aktygjimet e Gjykatës Kushtetuese, Planit Kombëtar për Zhvillim dhe Porgramit Qeverisës 2021-2025 në programin legjislativ.

    “Mospërfshirja e tyre reflekton mungesë përkushtimi ndaj reformave strukturore dhe prioriteteve të qeverisë. Kjo mangësi e përsëritur tregon paaftësi në zbatimin e politikave publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes dhe aftësinë për të adresuar nevojat e qytetarëve”.

    “Për më tepër, kjo neglizhencë mund të shkelë standardet demokratike dhe të zbehë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”.

    “Sipas programit legjislativ, Qeveria planifikoi miratimin e 52 projektligjeve deri në qershor, por nga 52, ajo miratoi vetëm 8, ose 15% të projektligjeve të planifikuara. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria miratoi edhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin planifikuar për miratim në programin legjislati”.

    “Në bazë të rezultateve të lartcekura, efikasiteti i Qeverisë në realizim të agjendës legjislative për gjashtëmujorin e parë do të arrinte vetëm 32%”.

    Për sa u përket premtimeve elektorale, IKD-ja ka gjetur që kjo qeveri ka dështuar që t’i përcjellë me miratim, por që edhe kur i ka miratuar, kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe që disa ligje i ka proceduar vetëm pas detyrimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Kjo organizatë po ashtu ka gjetur që në dy raste Qeveria e Kosovës është vonuar në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur kështu aktgjykimet dhe afatet e përcaktuara.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka përshëndetur punimet e Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste përmes një video mesazhi, teksa ka...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u ka premtuar dy familjeve në Shtërcp renovimin e shtëpive në Shtërpc, komunë kjo u...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir. “Izmiri, nuk është aspak i...
    Të tjera
    Sport06 Korrik 2024
    Kanë përfunduar 120 minuta lojë në ndeshjen Angli – Zvicër. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 2, me fituesin që do të përcaktohet...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave...
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.