×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Raporti i MPJ-së për rastin në Banjskë ka qenë skandaloz, Kosova është turpëruar

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajçak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.

    Ndërsa Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut ka folur edhe për Milan Radojiçiqn, ku tha se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të Veri të Kosovës.

    Diplomati amerikan ka potencuar se SHBA dhe BE e kanë deklaruar vazhdimisht se autorët e sulmit të 24 shtatorit duhet të ndëshkohen.

    Opozita thotë se deklaratat e tyre janë pozitive për Kosovën, duke konsideruar se pritet largimi i masave të BE-së ndaj shtetit tonë, si dhe gjykimi i Rajiçiqit duhet bërë në Kosovë, pasi gjykimi .

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Lajçak edhe O’Brien dhe përfaqësues tjerë në Forumin e Dubrovnikut konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.

    “Në takimin e Dubrovnikut edhe Lajçak edhe O’Brien edhe përfaqësues tjerë, konfirmuan që progresi është i pakushtëzuar, që masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen. Fatkeqësisht masat do të largohen në mënyrë të përshkallëzuar, pra do të ketë pasoja. Dhe, krejt ky raport i kushtëzuar që Kurti tani e ka ndërtuar ka me e vuajt Kosova, sepse jemi në masa financiare të mëdha tash e dy vite gati”, tha ai.

    Haziri thotë se Serbia e ka obligim që të bashkëpunoj në rastin e sulmit terrorist në Kosovë deri në dorëzim të Radojiçiqit.

    “Poashtu, Serbia e ka obligim që të bashkëpunoj në rastin e sulmit terrorist në Kosovë, në hetime, parandalim deri në dorëzim të Radojiçiqit për veprimin që e ka bërë”, thotë ai.

    Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova sa i përket rastit në Banjskë, raportin që ka shfrytëzuar ka qenë skandaloz dhe e ka turpëru vendin.

    “Në këtë rast një raport i hetimeve që Kosova e ka shfrytëzu përmes Ministrisë së Jashtme ka qenë skandaloz, dhe e ka turpëru Kosovën sepse Prokuroria Speciale dhe Prokuroria e Shtetit janë ato që do të përfundojnë hetimet dhe shpresoj shumë që do të jetë raport kredibil dhe ai pastaj do të bëhet dokument tek partnerët tanë që do të jetë në kërkim, ekstradim”, thotë Haziri për Front Online.

    Haliti: Vuçiq asnjëherë s’u distancua nga sulmi terr*orist në Banjskë, Radojçiqi duhet të gjykohet në Kosovë

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir. “Izmiri, nuk është aspak i...
    Lajme06 Korrik 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka quajtur “kot” dhe “para të puara poshtë” mbikalimin e ri të ndërtuar...
    Lajme06 Korrik 2024
    Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës...
    Të tjera
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...
    Sport06 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës që po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të...
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.