×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ikje apo vetëm vizita të gjyshërve? Për 5 muaj rreth 7.3 milionë hyrje-dalje nga kufijtë e Kosovës

    Aulona Konjuhi
    03 Korrik 2024

    Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk po e zbrazë vendin, por vetëm se po ndodhin vizitat e gjyshërve te nipat dhe mbesat e tyre në diasporë.

    Por, për përpfaqësuesit e opozitës në vend dhe njohësit e ekonomisë në vend, deklaratat e tilla janë të pamatura, të cilat vijnë nga drejtuesit e pushtetit qendror.

    Shala: Kurti e Bislimi merren veç me “Zajednicë”, nuk u intereson ekonomia

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, vlerëson se Kurti e Bislimi nuk po e thonë të vërtetën sa i përket ikjes së të rinjve nga Kosova.

    Ikja e të rinjve është dukuri shumë e rëndë për Kosovën, kryeministri e Bislimi janë jashtë lojës njerëzore e institucionale po e thënë të pavërtetën. Duhet të jesh injorant të mos e shohësh largimin e rinisë”.

    Ai thotë për Front Online se nga çdo dikaster ka ikje të profesionistëve.

    “Specialistë, mësimdhënës, mjekë e nga çdo dikaster ka largim të profesionistëve. Qeveria po mundohet ta fsheh këtë gjë”, shprehet Shala.

    Deputeti Shala theksoi se pushteti aktual s’ka strategji për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

     “Me këtë logjikë qeverisje po e mbështesim ikjen e popullatës. Ata dy e kanë në agjendë çështjen e Zajednicës, nuk e kanë asnjë rezultat në asnjë sferë ekonomike e politike. Nuk kanë strategji për hapjen e vendeve të reja të punës”.

    Haki Shatri: Qeveria përgjegjëse për ikjen e rinisë, regjistrimi i popullsisë do ta dëshmojë këtë

    Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, fajin për ikjen e rinisë e ka hedhur tek Qeveria “Kurti”.

    Shatri thotë për Front Online se pushteti e ka përgjegjësinë për largimin e qytetarëve nga Kosova.

    “Regjistrimi i popullsisë do ta tregojë sa persona janë larguar nga vendi e tash ku po i çon Kurti te daja a te hallat nuk e dimë. Qeveria ka përgjegjësi për ikje, nuk është marr me zhvillim ekonomik”, shprehet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave.

    Sipas Shatrit, rinia ka humbur shpresat për të jetuar në Kosovë.

    “Ekonomia është zhvilluar si mos me pas Qeveri se sektori privat e gjen rrugën. Njerëzit e kanë humbur shpresën për një të ardhme në Kosovë”.

    Ekonomisti Raci: Qeveria dhe bizneset t’i rrisin pagat e punëtorëve

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Imer Raci ka kërkuar nga Qeveria e bizneset që t’i rrisin pagat për parandalimin e largimit nga vendi të qytetarëve.

    Raci tha për Front Online se me pagat aktuale nuk mbulohet kostoja e jetesës.

    “Kostoja e jetës në Kosovë është shumë e lartë dhe me pagat që janë nuk mbulohet. Bizneset dhe Qeveria duhet sa ma shpejt t’i rrisin pagate punëtorëve”.

    Kjo është arsyeja që sipas Racit të rinjtë po e lëshojnë Kosovën.

    “Në shumë sektorë po vërehet ikja e të rinjve. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor, ligji i punës nuk respektohet, çështja e pagës”.

    Përndryshe, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjatë periudhës janar-maj të vitit 2024, në pikat kufitare të Kosovës, kanë hyrë dhe dalur nga Kosova 7 milionë e 297 mijë e 403 qytetarë, ku prej tyre 3 milionë e 284 mijë e 405 kanë dalë nga Kosova, derisa 4 milionë e 12 mijë e 998 persona kanë hyrë brenda Kosovës për këtë periudhë kohore./FrontOnline/

     

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika25 Korrik 2024
    Një person ka njoftuar se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet...
    Kronika25 Korrik 2024
    Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Një aksident ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës...
    Kronika25 Korrik 2024
    Një grua në Hajvali ka njoftuar policinë se i dyshuari ia kishte marrë me veturën e tij djalin e saj të mitur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2024
    Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2024
    Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është rritur javët e fundit në Zvicër. Pavarësisht rritjes, ende konsiderohet të jetë një nivel...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2024
    “Tërheqja nga gara presidenciale, ishte mënyra më e mirë për të bashkuar vendin”. Kështu tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...
    Sport25 Korrik 2024
    Kapiteni i ekipit grek AEK, kroati Domagoj Vida, shënoi autogol në ndeshjen e parë të xhiros së dytë të fazës kualifikuese në...
    Lajme25 Korrik 2024
    Ngjarjet e datës 25 korrik: Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja...
    Lajme25 Korrik 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për deputetët opozitar përbën fakt brengosës. Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.