×
  • Kronika
  • Kronika

    Në Podujevë nëna dyshohet se ndihmoi vajzën për vra*sjen e foshnjës: E hodhën në tualet

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar.

    Dy gratë e dyshuara del se kanë lidhje familjare. Nënë e bijë. Vajza 19 vjeçare po dyshohet se me nënën e saj kanë kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

    Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, sipas raportimit të Sinjalit pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohen se e kanë hedhur në tualet.

    Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nga Policia.

    Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj konfirmoi për Insajderi se tashmë është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve.

    Të njëjtat akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

    “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo për Insajderin.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Kronika06 Korrik 2024
    Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash....
    Kronika06 Korrik 2024
    Burrë e grua në Gjakovë kanë pasur një mosmarrëveshje, pas së cilës kanë filluar t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë. “Janë arrestuar burrë...
    Kronika06 Korrik 2024
    Është arrestuar një shtetas i Iranit, pasi dyshohet se me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës. Policia...
    Të tjera
    Sport06 Korrik 2024
    Kanë përfunduar 120 minuta lojë në ndeshjen Angli – Zvicër. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 2, me fituesin që do të përcaktohet...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave...
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.