×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media ka folur mbi tri kushtet e parashtruara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

    Konjufca tha se qëndrojnë të vendosura për tri kushtet, derisa ngriti alarmin se në Serbi një grup prej qindra ushtarësh po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

    “Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha ai,

    Kryetari i Kuvendit, tha se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, për ndonjë sulm të mundshëm.

    “Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.

    Konjufca: Për tri kushtet e Kurtit, ne si institucione qëndrojmë të unifikuar

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë me ambasadorin Jorn Rohde i ka falënderuar kosovarët për mbështetjen që i kanë dhënë Gjermanisë në “Euro...
    Lajme05 Korrik 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguat pas shkrimit të kryeministrit Albin Kurti në New York Times për NATO’n dhe rëndësinë e...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po avancojnë, duke e quajtur një ndër projektet...
    Lajme05 Korrik 2024
    Hajdar Beqa nga PDK thotë për “Front Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi qeveria aktuale ka...
    Sport05 Korrik 2024
    Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Gjermanisë kanë luajtur baras me rezultat 1-1 pas 90 minutave në ndeshjen që po zhvillohet në...
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar korrje-shirja e grurit në trevat e kësaj komune. Sipas...
    Sport05 Korrik 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 ndaj Gjermanisë në sfidën që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Në anën tjetër edhe deputeti Enver Dugolli nga Vetvendosje thotë për “Front Online”, ka thënë se partia të cilës i përket është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.