×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për Kadarenë: Ikonë e letërsisë, mjeshtër i papërsëritshëm

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me vdekjen e Ismail Kadaresë ka thënë se sot bota shqiptare është zgjuar në zi.

    Abdixhiku thotë se Kadare përmes veprave të tij i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe.

    “Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin letrar dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

    Reagimi i plotë:

    Me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, kolosit Ismail Kadare, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

    “Sot bota shqiptare u zgjua në zi. U nda nga jeta Ismail Kadare, shkrimtari i përmasave ndërkombëtare, ai i cili për shumë dekada i dha letërsisë shqipe dhe asaj botërore kryevepra, që do mbesin gjithmonë referenca për kulturën dhe letërsinë, si vlera universale që kapërcejnë kufijtë nacional.

    Kolosi Ismail Kadare, përmes veprave të tij, i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe.

    Ai ka paraqitur tablon e errët nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria komuniste, vuajtjet, sakrificat, por edhe vlerat e mirëfillta shqiptare. Ai përmes mijëra faqeve të shkruara ka promovuar traditën dhe kulturën shqiptare në botë, duke i dhënë një vlerë të shtuar jo vetëm letërsisë shqipe, por edhe mbarë kontinentit dhe më gjerë.
    Kadare, ka fituar çmime dhe njohje të panumërta për mjeshtërinë e tij në letërsi, e po ashtu ai ishte përmendur shumë herë edhe si kandidat potencial për Çmimin Nobel në Letërsi.

    Kadare do të mbetet ikonë e letërsisë, mjeshtër i papërsëritshëm, një intelektual i shquar, një patriot i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm që përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në botë. Nga sot Shqipëria dhe bota e letërsisë humbën një personalitet të madh, i cili u shua vetëm fizikisht por vepra e tij është e përjetshme; siç dhe emri e kontributi i tij në kulturën dhe letërsinë botërore do të mbetet i përjetshëm.

    Po ashtu, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kujtojmë me mirënjohje angazhimin e tij të palodhshëm për çështjen e Kosovës, kontributi i të cilit është i paçmueshëm.

    Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin letrar dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

    Dritë pastë shpirti i tij!”

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Shkëlzen Jusaj me 19 vota, Burim Piraj me 9, Faton Kutllovci me 8, Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me...
    Lajme05 Korrik 2024
    Analisti politik, Gazmir Raci vlerëson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti. Pasi sipas tij, zgjedhjet e rregullta...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë me ambasadorin Jorn Rohde i ka falënderuar kosovarët për mbështetjen që i kanë dhënë Gjermanisë në “Euro...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Bekë Berisha nga AAK thotë se nëse duhen votat e partisë që i takon për shpërbërjen e Kuvendit, atëherë ato do t’i...
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po avancojnë, duke e quajtur një ndër projektet...
    Lajme05 Korrik 2024
    Hajdar Beqa nga PDK thotë për “Front Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi qeveria aktuale ka...
    Sport05 Korrik 2024
    Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Gjermanisë kanë luajtur baras me rezultat 1-1 pas 90 minutave në ndeshjen që po zhvillohet në...
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar korrje-shirja e grurit në trevat e kësaj komune. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.