×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha: Kadare mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur përjetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

    Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se sot mbylli syt përgjithmonë Kadareja, për të mbetur përjetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.

    “Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare. Të dashur miq, sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij. Laureat i çmimeve me prestigjoze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës. Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokrustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra. Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri. Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shiprti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin”, ka shkruar Berisha.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Mijëra persona janë urdhëruar nga autoritetet në Kaliforninë e Veriut të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve të mëdha...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, partia e djathtë e skajshme Bashkimi...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Për dikë që shpesh është përqeshur si i ngathët, Keir Starmer e ka korrur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare. Starmer...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, tha sot, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, se...
    Sport05 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...
    Sport05 Korrik 2024
    Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga. Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.