×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori gjen parregullsi në tender të Ministrisë së Arsimit

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë.

    “Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023.

    Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara.

    “Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur. Kontrata ishte lidhur me datë 09.08.2023 në vlerë 117,000 euro”, thuhet në raport.

    Sipas ZKA-së shkaku kryesor i këtyre mangësive ishte mosfunksionimi i kontrolleve të brendshme dhe mungesa e kujdesit të duhur gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së kontratës.

    Ndikimi vonesat në vlerësim të tenderëve përveç anashkalimit të rregullave kanë ndikuar edhe në vonesat në lidhje të kontratave e rrjedhimisht në shtyrjen e furnizimeve dhe marrjen e shërbimeve.

    “Po ashtu, vlerësimi jo në përputhje të plotë me kriteret në dosje mund të rezultojë në zgjedhjen e ofertuesve të cilët më pas mund të mos jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e kontratës në kohën e duhur dhe me cilësinë e pritur”, thuhet më tej në raport.

    Në rekomandimin e ZKA-së thuhet se ‘Ministrja duhet të sigurojë një monitorim efektiv përmes menaxherit të prokurimit se vlerësimi i ofertave përfundohet brenda afateve të përcaktuara duke mundësuar që furnizimet të merren në kohën e paraparë. Po ashtu, vlerësimet e ofertave duhet që të realizohen në përputhje të plotë me kriteret për kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara në dosjen e tenderit”.

    Ky raport ka rezultuar me nëntë rekomandime, prej tyre pesë janë rekomandime të reja, tri të përsëritura dhe një pjesërisht të përsëritur./Front Online/

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po avancojnë, duke e quajtur një ndër projektet...
    Lajme05 Korrik 2024
    Hajdar Beqa nga PDK thotë për “Front Online” se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi qeveria aktuale ka...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, tha sot, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, se...
    Sport05 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...
    Sport05 Korrik 2024
    Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga. Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.