×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.

    Ai thotë se letërsia shqiptare humbi një nga kolosët e saj më të veçantë, ndërsa kultura shqiptare mbeti pa ambasadorin e vet më të shquar.

    Ndër të tjera, Konjufca shprehet se Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve.

    “Vepra e Ismail Kadaresë, përveç vlerave letrare e artistike të nivelit botëror, për ç’gjë u përkthye, u lexua e u nderua anë e kënd botës, ajo do të mbetet enciklopedia më e plotë e shpirtit, etnosit dhe identitetit shqiptar. Kadare ishte jo veç krijuesi i veprave monumentale në letërsinë tonë, por edhe qëmtuesi dhe kultivuesi më pasionant i gjuhës shqipe. Ismail Kadare sot na la fizikisht, por ai do të jetojë në mendjen dhe shpirtin e lexuesve të tij përgjithmonë. Vepra e tij do mbetet e pavdekshme”, shkruan kreu i Parlamentit në Facebook.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...
    Lajme05 Korrik 2024
    Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qeveria e re e Britanisë së Madhe do të formohet nga Partia Laburiste,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Lajmin për...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit...
    Vip05 Korrik 2024
    Këngëtarja Mimoza Mustafa të mërkurën ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”. Ajo ka folur për pozitën e...
    Sport05 Korrik 2024
    Me pak se një orë ka mbetur deri të fillimi i çerekfinales së parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’, mes Spanjës dhe Gjermanisë....
    Lajme05 Korrik 2024
    Bashkimi është njëri prej shumë bashkatdhetarëve që jetojnë e punon në Zvicër. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara për të ardhur për...
    Lajme05 Korrik 2024
    Moti në vikend parashihet të jetë me diell. Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celius, ndërsa maksimalet 28-32....
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.