×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për Kadaren: Populli shqiptar sot është në zi, humbi kolosin e dijetarin më të njohur

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

    Osmani e ka quajtur Kadarenë gjeni shqiptar dhe mbështetës të pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë.

    “Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë.

    Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.

    Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.

    Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi. Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin “Hasan Prishtina”.

    Për dhjetëvjetësha të tërë, ai e kultivoi artistikisht e intelektualisht ndjenjën e lirisë, duke na bërë edhe ne, shqiptarëve të Kosovës, ta kuptonim më mirë përmasën e lirisë e ta gjakonim atë përjetësisht.

    Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit.

    Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare!” – ka shkruar Osmani.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Kosova mund të shkoj shumë shpejt në zgjedhje, madje edhe brenda këtij viti dhe si datë për shkuarjen në zgjedhje po shihet...
    Lajme05 Korrik 2024
    Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit...
    Lajme05 Korrik 2024
    Bashkimi është njëri prej shumë bashkatdhetarëve që jetojnë e punon në Zvicër. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara për të ardhur për...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij...
    Vip05 Korrik 2024
    Është një nga modelet më të njohura në botë, por malësorja Emina Çunmulaj nuk ndalet asnjëherë së ndihmuari shqiptarët kudo që janë....
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Himarë. Këshilli i Ministrave njoftoi sot zyrtarisht Presidentin...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Shanset që një foshnjë e porsalindur të mbijetojë në Gaza tani janë të vogla. Në repartin e kequshqyerjes në spitalin Kamal Adwan...
    Sport05 Korrik 2024
    UEFA ka konfirmuar se një rregull i ri i shumë diskutueshëm do të zbatohet në të gjitha garat e organizuara nga UEFA...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetare e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.