×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Në qeverinë Kurti ambasadorët janë përfaqësues të partive politike, s’kanë lidhje me diplomaci

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Time Kadrijaj nga AAK thotë për “Front Online” se emërimi i ambasadorëve në qeveritë e kaluara nuk janë bërë pa përgatitje profesionale ndërsa, sipas saj, në qeverinë “Kurti” po zgjedhën veç pse janë përfaqësues të partive politike. Ajo thotë se ambasadorët në qeverinë aktuale po zgjedhën nga fusha e biznesit që s’kanë lidhje me diplomaci.

    “Asnjë qeveri nuk i ka zgjedhë, edhe ambasadoret politik, jo që nuk kanë pasur përgatitje profesionale dhe që nuk kanë pasur njohuri në aspektin e diplomacisë ndërsa tash veç pse janë përfaqësues të partive politike, po zgjedhën nga fusha e biznesit që s’kanë lidhje me diplomaci dhe ndoshta Kosova për këtë arsye edhe po qëndron kësisoj qëndron në këtë pikë në diplomaci”, tha ajo.

    Kadrijaj thotë se ka ndodhë krejt e kundërta me atë çfarë ka premtuar kjo qeveri.“Qeveria Kurti kur kanë ardhur në pushtet kanë thënë që do t’i zgjedhin ambasadorët profesional dhe jo politik a në fakt ka ndodhë krejt e kundërta”.

    Kadrijaj thotë se në vendet pa përfaqësim diplomatik e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe përfiton në këso situata Serbia, me lobim për mos anëtarësim, mos njohje të Kosovës.

    “Me ardhjen në pushtet të ministres së punëve të jashtme, në të njëjtën kohë janë pezulluar dhe iu kanë shkaktuar prej detyrës ambasadorë diku 15-16 ambasadorë dhe duke mos qenë urgjencë këta janë zëvendësuar pas 6 muajve. Pra, vendet kredibile kanë mbetur pa përfaqësim diplomatik dhe kjo e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Serbia i shfrytëzon këto momentume për lobim për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare, për çnjohje por edhe lobimi që të mos njihet pavarësia e Kosovës. Kjo e shkakton atë defektin e përfaqësimit dhe defektin e lobimit dhe avokimit të ambasadorëve. Nëse e shohim përformancën e MPJ-së atëherë shihet një performancë tejet të dobët”, tha Kadrijaj.

    Diplomacia kosovare, Opozita: Ambasadorët po emërohen me përfaqësim partiak

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Remzi Jahiri është dënuar me 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë pasi akuzohet për fajde përderisa Hilmi Dudi...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka ndarë momente nga provat me Filharmoninë e Kosovës, në përgatitje të koncertit të quajtur “Koncert per Paqe”,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij...
    Vip05 Korrik 2024
    Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, ka festuar ditëlindjen dje. Edhe pse nuk i tregon aspak vitet që ka mbi shpinë, artistja fryu...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ndonëse u raportua se motra e qiradhënësit të Albin Kurtit është duke u favorizuar nga Qeveria për kryeshefe të Komisionit të Pavarur...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajti sot fjalim në tryezën e organizuar për prezantimin e gjetjeve nga Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri. “Urime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.