×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ndërron jetë shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm

    Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

    Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

    Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka ndarë momente nga provat me Filharmoninë e Kosovës, në përgatitje të koncertit të quajtur “Koncert per Paqe”,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetare e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajti sot fjalim në tryezën e organizuar për prezantimin e gjetjeve nga Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri. “Urime...
    Lajme05 Korrik 2024
    Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur një prokuror në zyrën e...
    Lajme05 Korrik 2024
    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur që emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është propozuar që t’i zgjatet mandati edhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj. Vasfije Krasniqi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.