×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 400 milionë euro brenda 4 muajve, vijon rritja eksponenciale e remitancave

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Remitencat, si ndër kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit, kanë vazhduar rritjen edhe gjatë vitit 2024. Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2023, remitencat kanë arritur vlerën e gati gjysmë miliardi euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Këto flukse financiare janë pranuar gjerësisht për rol jetik edhe në zbutjen e varfërisë në Kosovë.

    Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ato luajnë një rol të rëndësishëm pasi konsiderohen si kundërciklike, ose me fjalë të tjera vijnë nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës kur një vend po përjeton një krizë ekonomike.

    Plotë 394.24 milionë euro ishte vlera e remitencave deri në prill të 2024-ës, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës. Krahasuar me katër muajt e parë të vitit 2023, vlera e transfertave private shënoi rritje për 9.73 milionë euro apo 2.53 për qind gjatë këtij viti.

    “Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në prill 2024 shënoi 394.24 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.73 milionë euro ose 2.53% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.” – thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Gjatë vitit 2023, remitencat arritën vlerën më të lartë ndonjëherë, mbi 1.3 miliardë euro. Vlera e vitit të kaluar paraqet rritje prej 120.5 milionë euro ose 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, sipas njoftimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Sipas një studimi “Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor: Gjetje nga Kosova”, dërgesat e emigrantëve kanë rol “një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social” në pothuajse të gjitha vendet e Ballakanit.

    “Remitancat luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Maqedonisë së Veriut. Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë pjesa e tyre në PBB kalon 10% ndërsa në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi janë më pak se 10%”, thuhet në raport.

    Kujtojmë se sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, 78.5 për qind e familjeve në Kosovë kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve për strehim dhe banim. 40.7 për qind prej tyre e kanë barrë te rendë.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku nesër do të takojë edhe diasporën që jetojnë...
    Të tjera
    Sport04 Korrik 2024
    Ashtu siç pritej, më i vogli nga vëllezërit Mbappe ndjek gjurmët e më të madhit, Kylian dhe largohet nga PSG . Lille...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij,...
    Lajme04 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.M. dhe H.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës...
    Sport04 Korrik 2024
    Jose Mourinho është i etur për të transferuar Ansu Fatin në Fenerbahce këtë verë, raporton Diario Sport. Vetëm muajin e kaluar, i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges. Osmani e Franges folën...
    Lajme04 Korrik 2024
    Me 10 vota për dhe 1 abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) sot e kanë rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.