×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani: Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur posterat, hetimet kanë filluar

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur postera me imazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me mesazhin “Komandant Suprem, ju presim” në katër komuna në veriun e Kosovës.

    Ai ka thënë se në Prokurori është ngritur një rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”.

    “Në lokacione të caktuara të katër komunave në veri të Kosovës janë shfaqur postera me fotografinë e presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është hapur rast për përhapje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar, policia po punon për hetimin e rastit”, tha Elshani për mediat.

    Në të katër komunat e veriut – Leposaviq, Severna Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan, janë vendosur postera në ndërtesa, shtëpi, lokale e hapësira publike.

    Në postera është një fotografi e presidentit Vuçiq pranë një makinerie të Ushtrisë Serbe, e ndjekur nga mesazhi: “Komandant Suprem, ne po ju presim”.

    Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje

     

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes. Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë. E...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka vazhduar dëshminë në Hagë. Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit....
    Lajme04 Korrik 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretentoi t’i ketë parë duke fluturuar dronët e Kosovës “Bayraktar”. Sipas tij kjo u bë për t’i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve...
    Lajme04 Korrik 2024
    Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...
    Sport04 Korrik 2024
    Në ekipin e parë spanjoll prej disa kohësh janë aktivizuar protokollet për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithçka që kërkon ligji u aktivizua kur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.