×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja mes palëve, Gripshi bëhet me skuadër të re – zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Nazmi Gripshi pritet të zyrtarizohet te skuadra e re në orët e ardhshme, pas largimit nga Ballkani.

    Mesfushori shqiptar ka qenë që katër vite pjesë e Ballkanit të Suharekës, derisa karrierën do ta vazhdoj jashtë Kosovës.

    Telegrafi mëson se pas negociatave disa ditore, Gripshi ka arritur marrëveshje me gjigantin nga Kazakistani, FC Astana.

    Marrëveshja është kryer tanimë dhe lojtari pritet të zyrtarizohet nga skuadra e tij e re në 48 orët e ardhshme.

    Interesim të madh për Gripshin kishte edhe nga klubet kosovare si Drita, Prishtina e Suhareka, por edhe të tjera shqiptare si Gostivari, Shkëndija, Partizani e Egnatia.

    Megjithatë lojtari ishte i vendosur të largohet nga futbolli shqiptar dhe karrierën ta vazhdoj në një kampionat më të fortë.

    Për lojtarin oferta kishte edhe nga Turqia, Rumania e Polonia, por oferta nga Astana ka qenë shumë më e mirë dhe ai karrierën do ta vazhdoj në këtë klub.

    26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligë ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Gjithsesi ai ka edhe 19 ndeshje të tjera në garat si Liga e Konferencës, kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Kupa dhe Superkupa e Kosovës ku ka edhe pesë gola të tjerë dhe tre asistime. /Telegrafi/

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Në qershor e fituan Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por të premten Joselu i Spanjës dhe Toni Kroosi i Gjermanisë përballen...
    Sport04 Korrik 2024
    Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka folur për 20min para ndeshjes ndaj Anglisë në Euro 2024. Futbollisti shqiptar gjatë kësaj...
    Sport03 Korrik 2024
    Anglia mbetet favorit i madh i Kampionatit Evropian dhe skuadra e Gareth Southgate është rrugës për në gjysmëfinale, ku takohet me Zvicrën....
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje. Ai dyshohet se ka kryer abuzime me fondet...
    Kronika04 Korrik 2024
    Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë, sot ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit 40-vjeçar me...
    Lajme04 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për "Front Online" se për herë të parë në histori ndodhë që raportet SHBA-Kosovë të...
    Lajme04 Korrik 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një person ka humbur jetën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte rrëzuar nga një objekt në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj. Bëhet e ditur se viktima ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.