×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet nga vërshimet në Dragash, kryetari i komunës kërkon ndihmë

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën e Dragashit. Lidhur me ketë, kryetari i kësaj komune Bexhet Xheladini, ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Xheladini tha se në këtë situatë nevojitet ndihma e secilit sepse dëmet janë të mëdha.

    “Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”.

    Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, bizneset e shoqatat për t’u përkrahur këto familje.

    “Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet”.

    “Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kan nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore, le të lajmërohen te këta persona:

    1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);

    2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);

    3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (044 725 534);

    4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);

    5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe

    6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420).

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Deputetja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj thotë për "Front Online" se miqësia e Kosovës me SHBA është e përjetshme. Por sipas saj, kryeministri...
    Lajme04 Korrik 2024
    Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Edhe sot në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca e sotme do të jetë...
    Të tjera
    Sport03 Korrik 2024
    Anglia mbetet favorit i madh i Kampionatit Evropian dhe skuadra e Gareth Southgate është rrugës për në gjysmëfinale, ku takohet me Zvicrën....
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se përafërsisht nëntë në çdo 10 persona në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë që...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Pas debatit me Donald Trump, në publik u hodh ideja se Joe Biden do të tërhiqej nga gara. Mirëpo, tashmë nuk ka...
    Lajme03 Korrik 2024
    Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Parashihen vranësira,...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe kryekriminelin Millan Radoiçiq, gjatë një interviste në...
    Lajme03 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përsëritur deklaratat e ministres Albulena Haxhiu lidhur me çështjen e ligjit për Byronë dhe qëndrimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.