×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Siguria është e brishtë, nevojitet bashkëpunimi me aleatët

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë që sa më parë vendi të anëtarësohet në NATO.

    Latifi për KosovaPress-in ka thënë se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas tij, siguria në vend është e brishtë.

    Reklamë
    ADVERTISEMENT
    “Duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë, me ata që na kanë ndihmuar në ditë të vështira dhe po na ndihmojnë edhe sot dhe duhet të adresojmë qartë shqetësimet dhe nevojat, por edhe interesat që ka Kosova si një pjesë e rëndësishme e Evropës dhe ku situata përreth saj e sigurisë është e brishtë, prandaj kemi shumë nevojë që të punojmë më shumë me partnerët dhe të kontribuojmë bashkë që sa më shpejtë se është e mundur të hymë në NATO”, ka thënë Latifi.

    Në kuadër të prezantimit të projekteve në Komunën e Rahovecit, Latifi ka folur edhe për realizimin e projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar me Shqipërinë.

    “Ne kemi edhe projekte konkrete, investime në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë. E kemi dy projekte me çarkun e Kukësit dhe kjo është një e mirë, por ka edhe plot të mira të tjera që dëshmojnë bashkëpunimin ndër vëllazërorë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, ka theksuar Latifi.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Parashihen vranësira,...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe kryekriminelin Millan Radoiçiq, gjatë një interviste në...
    Lajme03 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përsëritur deklaratat e ministres Albulena Haxhiu lidhur me çështjen e ligjit për Byronë dhe qëndrimin e...
    Të tjera
    Lajme03 Korrik 2024
    Visar Azemi i LDK-së, thotë se shqetësimet që i ka ngritur partia e tij me kontratat me negocim, në veçanti nga Korporata...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti. Ai tha se ShBA-të e përkrahin Kosovën që...
    Sport03 Korrik 2024
    Gianluigi Buffon ka vendosur të vazhdojë të punojë me kombëtaren e Italisë si menaxher i ekipit. Kishte raporte të forta gjatë 24...
    Vip03 Korrik 2024
    Dashuria është dritë e jetës. Ajo lind kudo, në tokë, në ajër, në ujë, nëm mendimet e bukura, në ato më të...
    Lifestyle03 Korrik 2024
    Janë edhe shenja të tjera më pak të dukshme të kancerit të lëkurës. Shoqata Amerikane e Dermatologjisë (AAD) rekomandon që të bëni...
    Sport03 Korrik 2024
    Një hetim policor ka nisur pasi u shfaqën në internet pamjet e një tifozi portugez që goditet me grushtr dhe shkelma nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.