×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarimet e krerëve shtetërorë ndaj punës së Prokurorisë Speciale shihen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Janë bërë afër një vit që kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës, ende nuk ka ngritur një aktakuzë.

    Ndaj nuk kanë munguar edhe akuzat për mosefikasitet ndaj këtij institucioni nga kryeministri Albin Kurti e krerë tjerë shtetërorë.

    Por, Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregon se Prokuroria në këtë rast është në afatet e saj ligjore.

    “Prokuroria Speciale është brenda afatit ligjor për përpilimin e aktakuzës. Është vetëm një prokuror me sa kemi informatë që është duke u marrë me rastin në fjalë dhe ndoshta duhet të shqyrtohet nga ana e Prokurorisë Speciale që t’i dilet në ndihmë prokurorit edhe me një tjetër në mënyrë që ndoshta të përmblidhet sa më mirë dhe të kemi një aktakuzë në dispozicion, por kujtojmë Prokuroria është brenda afateve të saja”, tha Kabashi.

    Derisa thotë se deklarata të tilla nga udhëheqësit e pushtetit janë ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë.

    “Vetë Qeveria duhet ta kuptojë që nuk e përmirëson sistemin e drejtësisë përmes këtyre deklaratave por përkundrazi bën ndërhyrje në sistemin e drejtësisë përmes këtyre deklaratave duke kërkuar llogari se pse nuk ka aktakuzë për këtë individ apo këtë individ kur e dijmë që përveç palëve në procedurë që janë të autorizuara për ndërmarrjen e veprimeve për rastet konkrete të gjitha palët tjera nuk kanë autorizim dhe nuk e gëzojnë këtë të drejtë përveç gjykimit kur ndodhë para publikut”, thotë ai.

    Edhe Anton Nrecaj nga instituti Clard thekson se deklarata të tilla janë të patolerueshme dhe nuk duhet të lejohen.

    “Institucionet tona përfshirë edhe kryeministri edhe presidentja ta mbështesin gjithë këtë proces pa asnjë lloj presioni ta mbështesin në forma të ndryshme duke u bazuar mbi kompetencat që edhe Kushtetuta ua jep në mënyrë që të kemi një sistem më të fuqishëm të drejtësisë dhe më të besueshëm ata duhet të mbështesin reformat në sistemin e drejtësisë”, tha Nreaj.

    Kryeministri Kurti ka akuzuar vazhdimisht Prokurorinë në vonesat edhe për hetimin e krimeve të luftës./teve1/

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Parashihen vranësira,...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe kryekriminelin Millan Radoiçiq, gjatë një interviste në...
    Lajme03 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka përsëritur deklaratat e ministres Albulena Haxhiu lidhur me çështjen e ligjit për Byronë dhe qëndrimin e...
    Të tjera
    Lajme03 Korrik 2024
    Visar Azemi i LDK-së, thotë se shqetësimet që i ka ngritur partia e tij me kontratat me negocim, në veçanti nga Korporata...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti. Ai tha se ShBA-të e përkrahin Kosovën që...
    Sport03 Korrik 2024
    Gianluigi Buffon ka vendosur të vazhdojë të punojë me kombëtaren e Italisë si menaxher i ekipit. Kishte raporte të forta gjatë 24...
    Vip03 Korrik 2024
    Dashuria është dritë e jetës. Ajo lind kudo, në tokë, në ajër, në ujë, nëm mendimet e bukura, në ato më të...
    Lifestyle03 Korrik 2024
    Janë edhe shenja të tjera më pak të dukshme të kancerit të lëkurës. Shoqata Amerikane e Dermatologjisë (AAD) rekomandon që të bëni...
    Sport03 Korrik 2024
    Një hetim policor ka nisur pasi u shfaqën në internet pamjet e një tifozi portugez që goditet me grushtr dhe shkelma nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.