×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan Front Online.

    Tutje, policia njofton se nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raport të policisë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Petkoviq dhe...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të UP’së. Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, sot është takuar me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare “Integra” pas autoritetet serbe nuk e lejuan...
    Të tjera
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur në Teatrin e Tiranës për...
    Lajme03 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit. Tri raste janë raportuar në qytetin...
    Sport03 Korrik 2024
    Një lajm i keq vjen për Zvicrën dhe tifozët e kësaj skuadre. Ylli kosovar Granit Xhaka rrezikon të mungojë në ndeshjen kundër...
    Vip03 Korrik 2024
    Dua Lipa ka postuar për herë të parë fotografi me të dashurin e saj Callum Turner, në Instagram. Fotografitë janë realizuar në...
    Sport03 Korrik 2024
    Merih Demiral e çoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024-shit me dy golat e tij nga rivënia nga këndi. Sidoqoftë, mënyra e...
    Sport03 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar që EURO 2024 do të jetë i fundit i tij, njofton Klan Kosova. 39-vjeçari do t’i kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.