×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Viti, rrahu ish-gruan e cila kishte “urdhër mbrojtës”

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti i cili dyshohet të ketë rrahur ish-bashkëshorten, e cila kishte “urdhër mbrojtës”.

    Arrestimi i të dyshuarit u bë dje, teksa rasti ka ndodhur të mërkurën.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, burri ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime.

    Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1996 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...
    Lajme03 Korrik 2024
    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasada amerikane në Kosovë ka organizuar mbrëmë pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë...
    Të tjera
    Sport03 Korrik 2024
    Merih Demiral e çoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024-shit me dy golat e tij nga rivënia nga këndi. Sidoqoftë, mënyra e...
    Sport03 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar që EURO 2024 do të jetë i fundit i tij, njofton Klan Kosova. 39-vjeçari do t’i kishte...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar dhe bërë homazhe në nder të shkrimit Ismail Kadare përmes vlerësimit dhe përjetimeve që vetë...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ministria e Drejtësisë po mbanë tryezën me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, e cila po drejtohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e...
    Lajme03 Korrik 2024
    Eyal Waldman është emëruar konsull nderi i Kosovës në Izrael. Lajmi për emërimin e tij në një ceremoni zyrtare u bë i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.