×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut. Kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare.

    Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale.

    Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Front Online/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin...
    Lajme03 Korrik 2024
    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh...
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 56 vjet jetë,. Urimin e parë publik...
    Të tjera
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, sot do të marrë pjesë në homazhet publike...
    Lajme03 Korrik 2024
    Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë....
    Lajme03 Korrik 2024
    Më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me "Elektroserver" për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike...
    Lajme03 Korrik 2024
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasada amerikane në Kosovë sonte ka organizuar pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.