×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i përjashton dy gjyqtarë spanjollë nga “EURO 2024”

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin e tyre, kanë raportuar të premten mediume të ndryshme angleze.

    Hernandez, i cili shërbeu si zyrtar i VAR-it, u përball me kritika për refuzimin e pretendimit për penallti të Skocisë në humbjen 1:0 ndaj Hungarisë të dielën e kaluar.

    Ndërsa Manzano u kritikua për gabimin e tij gjatë fitores 1:0 të Francës ndaj Austrisë.

    Krahas dy gjyqtarëve në shtëpi janë dërguar edhe ndihmësit, Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez.

    Ky vendim që e ka marrë UEFA e ka lënë gjyqtarin Martinez Munuera si përfaqësuesin e vetëm spanjoll për pjesën e mbetur të “Euro 2024”.

    Ish-arbitri i La Ligas, Iturralde Gonzalez, i ka bërë thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit të përmirësojë marrëdhëniet me UEFA-n pas largimit të katër nga pesë arbitrat pas fazës së grupeve.

    “Ka nevojë urgjente për një përfaqësues spanjoll në komitetin e arbitrave”, ka thënë Gonzalez për “Cadena SER”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen...
    Sport02 Korrik 2024
    Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024, raporton Gazeta Sinjali. Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e...
    Sport02 Korrik 2024
    Merih Demiral, ia shënoi Austrisë dy gola në Kampionatin Evropian, duke ia mundësuar Turqisë që të jetë një hap më afër çerekfinales,...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimet e sotme të kryenegociatorit Besnik Bislimi, që pati me emisarin special të dialogut, Miroslav...
    Sport02 Korrik 2024
    Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen...
    Sport02 Korrik 2024
    Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024, raporton Gazeta Sinjali. Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, e ka miratuar të martën vonë të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen...
    Sport02 Korrik 2024
    Merih Demiral, ia shënoi Austrisë dy gola në Kampionatin Evropian, duke ia mundësuar Turqisë që të jetë një hap më afër çerekfinales,...
    Sport02 Korrik 2024
    Pas golit të dytë të Turqisë, Austria i ka hapur letrat deri në përfundim të lojës duke shënuar kundër Turqisë, raporton Gazeta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.