×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja me mbështetje për partitë e majta në Evropë: Ardhja në pushtet e së djathtës ekstreme, fatale për Evropën

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që t’i mbështet subjektet e majta në Evropë nën emrin “Nouveau Front Populaire”.

    Sipas VV-së, rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mbajtura më 9 qershor në BE nuk ishin ato që, siç tha kjo parti, do të donin për vetë vlerat e këtij bashkimi si liria, demokracia e barazia.

    “Si pasojë e këtij rezultati, edhe Presidenti Francez Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 30 qershor dhe 7 korrik 2024. Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekt socialdemokrat dhe si pjesë e familjes socialdemokrate evropiane (PES-it, Aleancës Progresive, Internacionales Socialiste) shpreh shqetësimin e saj mbi gjasat e fitores së një qeverie të udhëhequr nga e djathta ekstreme në Francë”

    “Kjo do të rrezikonte jo vetëm rizotimin e Bashkimit Evropian për angazhim drejt zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por do të përhapte edhe më tej narrativat destruktive dhe dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti të ushqyer nga boshti Moskë-Beograd”.

    “Në këto rrethana mbesim me shpresë që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin ‘’Nouveau Front Populaire’’ do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo nëpër kontinentin e Evropës”, thuhet në reagimin e VV-së.

    Tutje, VV-ja u shpreh e bindur që populli francez, përmes zgjedhjeve dhe rrugëve demokratike do të reduktojë mbështetjen e, sipas tyre, kërcënimit të ekstremit të djathtë.

    “Për këtë gjë, si asnjëherë më parë, është e nevojshme dhe e domosdoshme bashkimi i të majtës socialdemokrate si e vetmja mundësi për të ruajtur vlerat që janë ndërtuar me mund dhe sakrificë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore”.

    “Pas triumfit mbi këtë kërcënim që vjen nga ekstremi i djathtë, është e domosdoshme që forcat politike progresiste jo vetëm në Francë por kudo në Evropë, të krijojnë vizione të reja që mbajnë shpresat dhe ruajnë vlerat demokratike për një të ardhme të përbashkët të të gjithë popujve e shteteve në Bashkimin Evropian, familje kjo ku aspiron të bëhet pjesë një ditë edhe Republika e Kosovës”, thuhet në reagim.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Vetëvendosje nuk do të marr më 50% të votave. Tahiri u shpreh...
    Vip02 Korrik 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “DashuRinë”, titullohet kënga e saj e re. Rina...
    Vip02 Korrik 2024
    Reperi i njohur, Don Xhon ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “M’fal”, titullohet kënga e re e tij, së...
    Lajme02 Korrik 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta...
    Sport02 Korrik 2024
    Austria dhe Turqia ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
    Lajme02 Korrik 2024
    Profesori në Universitetin "Johns Hopkins", Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi. Server  ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.