×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, reagimet e votuesve ndaj debatit të parë presidencial

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    ë enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump, kandidatët e pritshëm të Partisë Demokrate dhe të Partisë Republikane për President, u përballën në debatin e parë të fushatës për zgjedhjet e 5 nëntorit të këtij viti. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar bisedoi me disa votues dhe sjell reagimet e tyre ndaj debatit.

    Në të gjitha qytetet amerikane, nga Nju Jorku në Los Anxhelos, nga Miçigani në Las Vegas, përfshirë edhe pasagjerët e një fluturimi nga Mineapolisi për në Majami; miliona amerikanë ndoqën debatin e parë të kësaj fushate zgjedhore midis Presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.

    Në mesin e grupeve pro ish Presidentit Trump, votuesit sugjeruan se paraqitja e Presidentit Biden tregon se ai nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur President.

    “Unë nuk dua të tregojë mungesë respekti për të moshuarit, por zoti Biden ngatërron shumë fjalët. Nuk mendoj se ai është i përshtatshëm për të qenë udhëheqës”, thotë për Zërin e Amerikës Armani Torres, mbështetës i zotit Trump në Nju Jork.

    “Unë mendoj se është vërtet e vështirë për çdo qenie njerëzore ta shikojë këtë debat dhe të thotë se zoti Biden është i përshtatshëm për të qenë presidenti ynë”, thotë për Zërin e Amerikës Rosanne Ponkowski, mbështetëse e zotit Trump nga Miçigani.

    “Unë mendoj se Donald Trumpi ia doli mirë. Ai e ruajti gjakftohtësinë ”, thotë për Zërin e Amerikës Sandra Bastian, mbështetëse e ish Presidentit Trump nga Kalifornia.

    “Ai po përmbahej mjaft. Do të doja që ta kishte sulmuar më shumë (Presidentin Biden). Por e kuptoj që duhet duhet të jetë i sjellshëm”, thotë për Zërin e Amerikës Jerry Piani, mbështetës i zotit Trump nga Kalifornia.

    Vëzhguesit e tjerë të debatit ishin të zhgënjyer që kandidatët nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt disa pyetjeve, duke përfshirë atë për zotimin e zotit Trump për të dëbuar miliona emigrantë pa dokumente, nëse fiton zgjedhjet.

    “Ish Presidenti Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dëbonte 13 apo 14 milionë emigrantë, gjë që do të ndante bashkëshortët e fëmijët nga njerëzit që kanë jetuar këtu për 20 apo 30 vjet”, thotë për Zërin e Amerikës Domingo Garcia nga Lidhja e Qyetarëve të Bashkuar të Amerikës Latine.

    Disa u ankuan që nuk morën përgjigje as për rritjen e kostos së jetesës.

    “Gjatë Bidenit është rritur inflacioni. Gjithçka është bërë shumë më e shtrenjtë. Gjërat janë tre apo katër herë më të shtrenjta se sa ishin gjatë presidencës së Trumpit. Çmimet e karburanteve janë shumë të larta”, thotë për Zërin e Amerikës Charles DiMauro, mbështetës i zotit Trump nga Kalifornia.

    “Mendoj se disa nga pyetjet nuk po marrin përgjigje nga kandidatët, gjë që është për të ardhur keq”, thotë Hamton Brown, mbështetës i Presidentit Biden nga Kalifornia.

    Një grup i mbështetësve të Presidentit Biden në Los Anxhelos, u përqendruan në temat e diskutuara, në vend që të vlerësonin paraqitjen e kandidatëve.

    “Trumpi është gënjeshtar. Gjithçka që ai thotë janë gënjeshtra. Ai kurrë nuk do të na mbrojë ne, grave. Ai nuk do të mbrojë pakicat dhe do të na fusë në më shumë luftëra”, thotë për Zërin e Amerikës Lisa Serrano, mbështetëse e Presidentit Biden.

    “Është e vështirë të shikosh dikë që gënjen rregullisht publikun amerikan. Biden po tregon vërtet kujdes për të drejtat e grave”, thotë për Zërin e Amerikës Denis Campos, mbështetëse e Presidentit Biden nga Kalfornia.

    “Në këtë vend nuk po ndodhin shumë krime nga emigrantët. Ish-Presidenti Trump po e thotë këtë vetëm të nxisë mbështetësit e tij dhe të krijojë një vend ksenofobik dhe racist”, thotë për Zërin e Amerikës Mark Ramos, kryetar i Partisë Demokrate në Los Anxhelos.

    Kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Votuesit do të kenë një mundësi tjetër për të vlerësuar kandidatët në debatin e radhës, i cili është planifikuar të mbahet më 10 shtator./VOA

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Jetëgjatësia ka arritur një nivel rekord në Zvicër në vitin 2023, raportoi Unisanté të martën. Ajo kishte arritur në 85.8 vjet për...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Dy viktima janë raportuar deri më tani në Mal të Zi, si pasojë e motit të keq. Një stuhi e fuqishme e...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Washingtoni së shpejti do të shpallë një ndihmë shtesë prej mbi 2 miliardë...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Ka nisur takimi i përbashkët mes të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim...
    Sport02 Korrik 2024
    Armando Broja është hapur për të ardhmen e tij, ndërsa pretendon se qëndrimi në Stamford Bridge është një nga opsionet e tij...
    Sport02 Korrik 2024
    Ballkani përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Geralb Smajli. Smajli aktivizohet...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e priti sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një ekspozitë e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, është hapur në selinë e OKB-së në New York. “Kjo ekspozitë, e cila përfshin artefakte,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.