×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të ngjarjes është “shpërfillja”.

    Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

    “Po mendoja, nuk shoh arsye për një festival të tillë në Serbi”, tha kryeministri serb, Vuçeviq.

    Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët u mblodhën në sheshin Dorqol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçeviq tha se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”.

    Kur u pyet nga gazetarët se pse shteti nuk garantoi siguri për pjesëmarrësit e festivalit, Vuçeviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), “vlerësuan se ka pasur një rrezik të madh të prishjes së rendit publik dhe paqes, dhe rrezik për pronën dhe sigurinë e qytetarëve”.

    “Nuk ja vlen për ne që të kemi luftë civile në rrugë dhe kaos. Për ne, të kemi policë, prona dhe njerëz që vdesin për të mbrojtur arta që na thonë se jemi terroristë, kriminelë, popull gjenocidal. E dini çfarë, vlerësimi ynë është se ky është vendimi më i mirë marrë parasysh rrethanat”, tha Vuçeviq.

    Ai shtoi se ka pasur “propozime të ndryshme” nga ministrat e tjerë të Qeverisë sa i përket mbajtjes së festivalit.

    “U thash [ministrave] se përgjigja më e mirë ndaj tyre [organizatorëve] është shpërfillja”, tha kryeministri serb.

    Organizatorët e ngjarjes – që mbahet që nga viti 2014 herë në Kosovë, e herë në Serbi – thanë se duke ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, shteti u rreshtua me huliganët.

    Grupet e ekstremit të djathtë u mblodhën para hapësirës ku ishte paraparë të mbahej festivali, para se ai të niste zyrtarisht. Protestuesit bllokuan hyrjen për në festival, teksa aty u panë pak policë.

    Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë dënuar vendimin e Qeverisë serbe për të ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan”./REL

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Jetëgjatësia ka arritur një nivel rekord në Zvicër në vitin 2023, raportoi Unisanté të martën. Ajo kishte arritur në 85.8 vjet për...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Dy viktima janë raportuar deri më tani në Mal të Zi, si pasojë e motit të keq. Një stuhi e fuqishme e...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Washingtoni së shpejti do të shpallë një ndihmë shtesë prej mbi 2 miliardë...
    Të tjera
    Sport02 Korrik 2024
    Armando Broja është hapur për të ardhmen e tij, ndërsa pretendon se qëndrimi në Stamford Bridge është një nga opsionet e tij...
    Sport02 Korrik 2024
    Ballkani përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Geralb Smajli. Smajli aktivizohet...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e priti sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një ekspozitë e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, është hapur në selinë e OKB-së në New York. “Kjo ekspozitë, e cila përfshin artefakte,...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Kancelari Scholz vlerësoi mikpritësit e tij gjatë vizitës së tij në Poloni. U ra dakord gjithashtu për një plan veprimi. Për çështjen...
    Lajme02 Korrik 2024
    Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar gati 1 mijë euro për furnizim me perde dhe tepih. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.