×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelorja shpall aktgjykim ndaj gjashtë të akuzuarve për pjesëmarrje ose organizim të grupit krim*inal

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve N.S, M.R, S.A, D.M, Z.J dhe R.B.

    I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak si dhe dënim me gjobë në shumë prej katërmijë e pesëqind euro (4.500 €), për vepër penale të ri, cilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Ndaj të njëjtit, u shqiptua edhe dënimi plotësues – konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për të kryer vepër penale, të cilat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    I akuzuari M.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak si dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetë mijë euro (10.000 €), për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale vrasje e rëndë.

    E akuzuara S.A, është liruar nga akuza për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale vrasja e rëndë dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    I akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite, për vepër penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. I njëjti është liruar nga akuza për vepër penale zbulim i fshehtësisë zyrtare.

    I akuzuari Z.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë e pesëqind euro (10.000 €), për vepër penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Ndaj të njëjtit, u shqiptua edhe dënimi plotësues – konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për të kryer vepër penale, të cilat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Për të akuzuarin R.B, u refuzua akuza për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me vepër penale vrasja e rëndë dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Të akuzuarit M.R, me vendim të veçantë iu caktua masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit por duke mos e kaluar dënimin e vërtetuar – shqiptuar me aktgjykim.

    Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore – juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.

    Të akuzuarit S.A dhe R.B, u liruan nga shpenzimet e procedurës për shkak të marrjes së aktgjykimit lirues respektivisht, refuzues ndaj tyre.

    Të akuzuarit N.S, M.R, D.M dhe Z.J, secili veç e veç u obliguan të paguajnë shumë prej 350 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe shumë prej 100 euro në emër të Fondit për Kompensim të Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.

    Palët e pakënaqura me këtë aktgjykim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e priti sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në...
    Lajme02 Korrik 2024
    Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar gati 1 mijë euro për furnizim me perde dhe tepih. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare...
    Lajme02 Korrik 2024
    Arbër Rexha i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca se në Serbi po përgatiten për sulm në Kosovë është e...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda....
    Ekonomi02 Korrik 2024
    Ministria e Ekonomisë (ME) njofton se planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës, për një kapacitet total...
    Lajme02 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi nga ku ka kritikuar Qeverinë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, shkëlqesinë e...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Rumanisë në 1/8 e finales në Euro 2024. Ishte Cody Gakpo i cili realizoi...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    E djathta e vijës së ashpër në Francë nuk ka qenë kurrë më afër pushtetit pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.