×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi prezanton para qytetarëve projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i informoi për projektet e realizuara, ato që janë duke u realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, si dhe për projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë këtij viti.

    Në komunikatën e komunës thuhet se Bulliqi tha se qëllimi i këtij takimi është pasqyrimi i projekteve që janë realizuar për këtë periudhë, ato që janë paraparë për pjesën e dytë të vitit, si dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve lidhur me projektet që atyre u interesojnë.

    “Duke prezantuar projekteve dhe investimet kryesore për secilën drejtori, ai e përmendi rregullimin e ambienteve të jashtme të Komunës, si dhe renovimin e brendshëm të Administratës Komunale, ku qytetarët tashmë mund t’i marrin të gjitha shërbimet që iu duhen në katin përdhesë. Pastaj miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, ku për vitin 2025 parashihet një buxhet për mbi 2 milionë euro me shumë se këtë vit”.

    “Gjatë këtij takimi me qytetarë, Kryetari prezantoi investimet në Arsim, ku tha se dy objekte të reja shkollore (në Obrançë dhe Dumosh) tashmë veç janë përfunduar dhe pritet të hapen më 1 shtator, ndërtimin e objektit të shkollës në Lluga, nisjen e punimeve në shkollën e fshatit Shajkoc, nënshkrimin e kontratës për Shkollën Ekonomike, ndërtimin e disa çerdheve (si ajo në qytet, Batllavë, Kërpimeh), etj”, thuhet në komunikatë.

    Bulliqi ka theksuar se janë rreth 30 fshatra në të cilat do të asfaltohen rrugët këtë vit, por siç ka thënë ai, pa anashkaluar edhe rrugët në qytet, sikur rikonstruimi i Rrugës “Xhemajl Mustafa” dhe ndërtimi i rrugës së re skaj lumit Llap që e lidh magjistralen Podujevë-Prishtinë deri te Rruga “Vëllezërit Frashëri”.

    “Ai po ashtu e përmendi ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në vlerë prej 1.7 milionë euro që është bashkëfinancim me Qatar Charity, përfundimin e projektit të Stacionit të Autobusëve në vlerë 1.3 milionë euro (bashkëfinancim me MZHR-në), ndërtimin e mbi 50 rrugëve me kubëza dhe ndërtimin e trotuareve, nisjen e procedurave për ndërtimin e Zonës Industriale në vlerë afro 4 milionë euro (bashkëfinancim me MINT), subvencionet në Bujqësi, Shëndetësi, Kulturë, Arsim dhe një varg projektesh tjera që janë realizuar, janë në proces ose që parashihen të realizohen këtë vit”.

    “Pas prezantimit të projekteve, Kryetari Bulliqi hapi diskutimin me qytetarë, të cilët patën mundësi t’i paraqesin kërkesat e tyre. Kryetari i Komunës iu premtoi se do të angazhohet maksimalisht për t’iu dhënë zgjidhje kërkesave që ata paraqitën”, njofton tutje komuna.

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta...
    Lajme02 Korrik 2024
    Profesori në Universitetin "Johns Hopkins", Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi. Server  ka thënë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës ka akuzuar se tash e një kohë, pushteti komunal në Prishtinë është duke tentuar për ta kaluar...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Washingtoni së shpejti do të shpallë një ndihmë shtesë prej mbi 2 miliardë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ka nisur takimi i përbashkët mes të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim...
    Sport02 Korrik 2024
    Armando Broja është hapur për të ardhmen e tij, ndërsa pretendon se qëndrimi në Stamford Bridge është një nga opsionet e tij...
    Sport02 Korrik 2024
    Ballkani përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Geralb Smajli. Smajli aktivizohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.