×
  • Lajme
  • Lajme

    Skepticizmi për heqje të plotë të masave, dështimi i takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel s’ndihmon pozitivisht

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq ka dështuar në momentet e fundit. Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, kanë qenë tri kushtet e kryeministrit të Kosovës ato të cilat kanë pamundësuar takimin e dy liderëve ballkanik në Bruksel, të cilët kishin kohë që s’ishin ulur në tryezën e negociatave, shkruan Gazeta Express.

    Dështimi i këtij takimit të nivelit të lartë ka ardhur në një moment mjaftë delikat rreth heqjes së masave të BE-së për Kosovën, meqë Borell kishte rekomanduar heqjen e tyre, ndërkohë që mes shteteve anëtare ka skeptikë të cilët kërkojnë një heqje graduale dhe jo heqje të plotë.

    Se dështimi i takimit do të ketë ndikim negative lidhur me qëndrimet e shteteve anëtare rreth heqje së masave e ka thënë edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

    Ai ka thënë se ndonëse takimi s’ka të bëjë me masat, dështimi i tij s’ka ndikim pozitiv në krijimin e atmosferës.

    “Po i kthehem deklaratës së mëparshme. BE është një maçineri kompromisi; dhe, heqja e masave ndëshkues është në duart e shteteve anëtare. Ata kanë qëndrime të ndryshme, shumë prej tyre duan heqjen e tërësishne të masave, dhe disa më skeptike; ndërsa neve na duhet të arrijmë një tekst të përbashkët dhe tash në këtë po punohet. Kosova duhet të marr parasysh këtë. Dhe, nëse ju krijoni një atmosferë që e ndihmon heqjen e masave sa më parë, është më mirë. Dhe, takimi i djeshëm, anipse nuk ka të bëjë gjë me masat, kur vjen te krijimi atmosferës, as këtu s’e ndihmon”, ka thënë Rohde për Nacionale.

    Për çështjen e masave ka folur edhe vetë kryeministri Albin Kurti nga Brukseli të mërkurën, pasi kishte përfunduar takimet me Borellin. Kurti ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që shefi i politikës së jashtme të BE-së ka rekomanduar heqjen e masave, ndërkohë ka pranuar se mes shtetesh anëtare ka zhvillime, shkak i të cilave Kosova po vazhdon të jetë ende nën masa.

    “Janë disa dinamika të brendshme brenda 27-es, që ende i kemi masat edhe në këto momente që po flasim”, ka thënë kreu i Qeverisë së Kosovës nga Brukseli të mërkurën.

    Më 19 qershor, Përfaqëusesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes raportit të tij kishte rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës.

    “Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë”, thuhet në raportin e Borell të dorëzuar tek shtetet anëtare.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit...
    Lajme02 Korrik 2024
    Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dje në një konferencë për media ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë” në vend....
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim....
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale,...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm ka goditur sot qytetin e Skenderajt. Si pasojë e kësaj stuhie janë...
    Lajme02 Korrik 2024
    Janë certifikuar 39 mësimdhënës kaçanikas të cilët ishin pjesë e programit “Vlerësimet e udhëhequra nga kolegët”, një projekt ky i mbështetur nga...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri. Ai erdhi në krye të qeverisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.